LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike reagon ndaj thirrjes së Klubi të Prodhuesve lidhur me bojkotin e panairit ‘Prishtina 2018’

Oda Ekonomike reagon ndaj thirrjes së Klubi të Prodhuesve lidhur me bojkotin e panairit ‘Prishtina 2018’

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar pas një thirrje që Klubi i Prodhuesve të Kosovës u ka bërë bizneseve që ta bojkotojnë Panairin “Prishtina 2018” që fillon nesër.

“Në vazhdën e sulmeve të OJQ-së që pretendon që përfaqëson prodhuesit e vendit, ndaj Odës Ekonomike të Kosovës, sot ishte një ftesë e paprecedentë për bojkot të Panairit më të rëndësishëm që organizohet në vendin tonë, për shumë vite me radhë, nga Oda Ekonomike e Kosovës”, thuhet në reagimin e Odës.


Sipas reagimit të OEK “kjo OJQ, ose më mirë të themi, një pjesë e kësaj OJQ-je, dezinformon në mënyrë të papërgjegjshme, duke pretenduar që taksat e tatimpaguesve të vendit tonë po përdoren për promovim të produkteve serbe dhe që kompanitë prodhuese kosovare, nuk kanë pasur as ftesë për pjesëmarrje në këtë Panair. Këto dy fakte të fabrikuara dëshmojnë qartë, që ftesa për bojkot është një tendencë për promovim të një patriotizmi të rrejshëm, siç është bërë modë në këtë vend, pasi që është shumë e qartë që pjesëmarrjen e ndërmarrjeve serbe e subvencionon Oda Ekonomike e Serbisë, ndërsa ftesën për pjesëmarrje e kanë pranuar rreth 16,000 anëtarë të Odës ekonomike të Kosovës”.

Klubi i Prodhuesve fton kompanitë prodhuese të bojkotojnë panairin 'Prishtina 2018'
Lexo po ashtu Klubi i Prodhuesve fton kompanitë prodhuese të bojkotojnë panairin 'Prishtina 2018'

Më tej në komunikatë thuhet se në vend që të angazhohen në rritje të pjesëmarrjes së numrit të kompanive kosovare, jo vetëm në këtë panair, por në të gjitha panairet regjionale dhe ndërkombëtare, ky “grup interesi” vazhdon propagandën kundër 16,000 anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës, pavarësisht faktit që anëtarë brenda radhëve të veta janë edhe ndërmarrje që komplet zhvillimin e biznesit në të kaluarën, por edhe sot, e kanë ndërtuar nga partneritetet e dyshimta me ndërmarrje nga Serbia.

“Pjesa dërmuese e tyre, posedojnë edhe dokumente udhëtimi dhe targa nga shteti serb dhe në Kosovë, ndërsa promovojnë kauza të mbrojtjes së prodhimit vendor dhe bëjnë aktivitete të cilat çdo ditë i dëmtojnë raportet ekonomike të Kosovës, sidomos me Shqipërinë”, thuhet në reagim.

OEK fton opinionin publik dhe ndërmarrjet anëtare të Odës të përkrahin rrugën integruese të vendit tonë, përfshirë edhe ndërtimin e partneritetit ndërshtetëror, rajonal dhe ndërkombëtar, që mundëson promovim të vlerave ekonomike të vendit dhe rritje të aftësisë konkurruese dhe eksporteve të prodhimeve “Made in Kosova”.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës më herët ka ftuar bizneset që ta bojkotojnë këtë Panair pasi që siç kanë thënë ata u është dhënë hapësirë bizneseve nga Serbia.

“Duhet theksuar se 17 vjet pas përfundimit të luftës, asnjë kompani e Kosovës nuk është ftuar apo nuk ka marr pjesë në ndonjë panair në Serbi. Ndërsa në panairin kryesor ndërkombëtarë në Kosovës nga gjithsej 174 kompani që marrin pjesë, mbi 50 përqind janë nga Serbia”, thuhet në komunikatën e KPK-së. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori