LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike nis kontingjentin e ndihmave për në Shqipëri – dërgon 100 tonelata ushqime, materiale higjienike dhe veshmbathje

Oda Ekonomike nis kontingjentin e ndihmave për në Shqipëri – dërgon 100 tonelata ushqime, materiale higjienike dhe veshmbathje

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka nisur kontingjentin e ndihmave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka njoftuar se mbi 100 tonelata ushqim, materiale higjienike dhe veshmbathje janë nisur për Shqipëri.


“100 vullnetarë dhe 100 tonelata ushqime gjysmë të gatshëm, materiale higjienike dhe veshmbathje, në aksionin e koordinuar të Odës Ekonomike me bizneset, për ndihmë Shqipërisë”, njofton Rukiqi në Facebook.

Dje, OEK kishte njoftuar se cilat janë artikujt e kërkuar nga rezervat e shtetit shqiptar.

Oda Ekonomike e Kosovës mobilizon bizneset, të enjten nisen ndihmat për në Shqipëri
Lexo po ashtu Oda Ekonomike e Kosovës mobilizon bizneset, të enjten nisen ndihmat për në Shqipëri

“Çadra 5,000 copë, krevate me dyshek 10,000 copë, batanije 20,000 copë, jastek 20,000 copë, ngrohëse elektrike 5,000 copë, detergjent 15,000 Kg, sapunë 10,000 copë, uji pijshëm 75,000 litra, mallra ushqimore gjysmë të gatshme (racione ushqimore) 25,000 racione, set ndriçimi për çadra 5,000 copë, gjenerator elektrik 200 copë, set shpërndarje energjie 5,000 copë, dushe portative 1,000 copë, tualete portative 1,000 copë, sete higjienikë 25,000 copë dhe set veshmbathje 25,000 copë”, thuhej në njoftimin e OEK-ut. /Telegrafi/