Përfaqësues të sistemit të drejtësisë në Kosovë, në kuadër të forumit virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, kanë vlerësuar se stagnimi i miratimit të Ligjit për Gjykatën Komerciale është pasojë e jo stabilitetit politik në vend dhe nënvizuan se në rrethana të tjera ai do të fuqizonte sistemin juridik.
Në forum u tha se krijimi i Gjykatës do të përmirësonte mjedisin e të bërit biznes dhe njëkohësisht të gjitha metodat ligjore, përfshirë arbitrazhin dhe ndërmjetësimin, do të ndërlidheshin me këtë Gjykatë.
Duke vlerësuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë është përballur me sfida të mëdha, posaçërisht në kohë të pandemisë COVID-19, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë diskutuan edhe rreth çështjeve të efikasitetit të gjykatave, zgjidhjes së çështjeve komerciale gjatë periudhës së pandemisë, si dhe nevojës së promovimit të metodave alternative për zgjidhje të kontesteve.
Mahir Tutuli, gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën e Apelit tha se sistemi gjyqësor në vend është përballur me sfida të mëdha, me theks të veçantë pas shpërthimit të pandemisë, pasi që masat anti-COVID-19 lejonin vetëm trajtimin e çështjeve esenciale, pa prezencë fizike.
Sipas Tutulit, edhe pse ekziston baza teknike për të mbajtur seanca virtuale, varësisht nga natyra e rasteve, pjesa dërmuese e sfidave me të cilat po përballet gjyqësori në Kosovë do të zgjidheshin nga krijimi i Gjykatës Komerciale. Rreth kësaj çështje, ai tha se e njëjta duhet të trajtohet me prioritet pasi që kjo gjykatë do të përmirësonte dukshëm mjedisin e të bërit biznes në vend, ndërsa fuqizimi i kornizës ligjore për zgjidhjen e kontesteve komerciale do të rriste sigurinë dhe do të tërhiqte investitorët e huaj.
Për fund, ai theksoi edhe nevojën për promovimin e metodave alternative për zgjidhjen e kontesteve, siç është arbitrazhi, vendimet e të cilit njihen nga gjykatat, si dhe lehtësojnë punën e tyre.
Avokati Taulant Hodaj theksoi nevojën për krijimin e kushteve për mbajtjen e seancave virtuale, për të evituar mbingarkesën e gjykatave, si dhe për të përshpejtuar proceset gjyqësore për palët që kanë raste aktive në këto gjykata.
Duke u ndërlidhur me Gjykatën Komerciale, Hodaj tha se duhet të mos përsëriten gabimet e së kaluarës, pasi që në rrethanat ku ndodhemi, kjo gjykatë do të fuqizoj sistemin juridik në vend, si dhe zhvillimin e bizneseve.
Tutje, avokati Hodaj theksoi se metodat ligjore, siç janë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi ndërlidhen me veprimtaritë e Gjykatës Komerciale prandaj, organizatat si Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, akterët e tjerë relevant dhe institucionet shtetërore duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ngritur nivelin e njohurisë për ekzistencën e këtyre metodave, me theks të veçantë në komunitetin e biznesit.
Hodaj përmbylli forumin duke theksuar se arbitrazhi rekomandohet rregullisht nga përfaqësuesit ligjor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
A don me mësu qysh me editu video?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë