LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Kosova të ndërmarrë hapa të shpejtë, situata me coronavirusin mund të përkeqësohet

OBSH: Kosova të ndërmarrë hapa të shpejtë, situata me coronavirusin mund të përkeqësohet

Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të bëhet gati sa më shpejt për ta përballuar eskalimin e situatës me pandeminë COVID-19

Krerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë mbajtur sot konferencën e rregullt për gjendjen me virusin SARS-CoV-02 në botë.


Pas fjalës së drejtorit të përgjithshëm Dr. Tedros Adhanom, drejtuesit e OBSH-së janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nga vende të ndryshme të botës.

Në këtë konferencë është pranuar edhe pyetja e gazetarit nga Gazeta Shneta,  i cili ua ka sqaruar krerëve të OBSH-së numrin e udhëtarëve të ardhur nga vendet endemike, numrin e të testuarve që ka arritur në rreth 1,300 dhe numrin e personave të konfirmuar pozitiv.

Në përgjigjen e tij, drejtori ekzekutiv i OBSH-së Michael Ryan, ka thënë se sistemi shëndetësor në Kosovë është ende në gjendje të vështirë.

Ai ka treguar se ka qenë në vendin tonë për disa muaj për të ndihmuar ndërtimin e sistemit.

“Kosova është një vend që ka dal prej një situate të vështirë dhe tani është duke i rindërtuar sistemit e ofrimit të shërbimeve. Kam qenë për disa muaj në Kosovë për të ndihmuar ndërtimin e sistemit shëndetësor”.

“Jam në dijeni për sfidat dhe vështirësitë që qytetarët e Kosovës janë përballur në vitet e fundit. Sistemi shëndetësor në Kosovë ka ende dobësi por ka shumë profesionistë të përkushtuar dhe shumë punëtor. Por duhet të sigurohemi se mbikëqyrja e rasteve është e mirë. Kosova duhet të ketë një sistem aktiv të detektimit të rasteve dhe të shtojë mundësitë për të përballuar situatën”, ka deklaruar Ryan, shkruan Gazeta Shneta.

Ai i ka bërë thirrje Kosovës që të ndërmarr hapa të shpejt për t’u përgatitur në rast se situata me koronavirus eskalon.

“Kosova dhe Shqipëria janë pas ujit, afër me Italinë, një prej vendeve më të prekura nga epidemia në botë dhe është shumë me rëndësi që vendet e Ballkanit, në veçanti Kosova duhet të ndërmarr hapa të shpejtë që të jetë e gatshme të përballojë situatën me virusin pasi mund të përkeqësohet. Për fund përshëndetjet më të ngrohta nga unë për kolegët në Kosovë”, është shprehur Ryan.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori