LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev i gënjeu bujqit

OBRM-PDUKM: Zaev i gënjeu bujqit

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja nëpërmjet një kumtese thotë se “LSDM-ja i gënjeu bujqit. Zoran Zaevi premtonte se kur do të vij në qeverisje blerja e prodhimeve bujqësore do të jetë i garantuar, ndërsa blerësit do të shtyhen kush më shumë do të blejë. Tash jo vetëm që nuk ka blerës që shtyhen se kush më shumë do të blejë, por e gjithë prodhimtaria bujqësore është duke u kalbur nëpër fusha, ndërsa bujqit nuk dinë si të mbijetojnë”.

Ata thonë se 20.000 ton kumbulla kalben nëpër fushë, ndërsa Qeveria, sipas OBRM-PDUKM-së nuk ndërmerr asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Është e papërgjegjshme dhe e pa pranueshme që mijëra familje të vuajnë dhe të jenë viktimë e paaftësisë së Nikollovskit dhe Zaevit. Mbi 20.000 ton kumbull do të kalbet, për shkak se qeverisja nuk ka intervenuar në kohë”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se Qeveria në vend se të lëshojë kumtesa të zbehta, ajo duhet të garantojë çmimin e kumbullës dhe e njëjta nuk duhet të jetë nën 12 denarë për kilogram.

Ata shtojnë se nëse nuk ndërmerret diçka sa më shpejt, sipas OBRM-PDUKM-së, mijëra bujq as do të mund t’i mbulojnë shpenzimet për prodhimtari, as do të kenë para për vitin tjetër, as që do të vazhdojnë me prodhimtari.

“Bujqit nuk kanë ku ta shesin prodhimin e tyre, nuk kishte blerje të domateve, shalqirit, pjeshkave, dhe tash të kumbullave. Bujqit janë të nënçmuar dhe kjo duhet të ndalojë. Bujku nuk duhet të jetë i nënçmuar, bujku meriton marrëdhënie të dinjitetshme. LSDM-ja duhet të ik”, thonë në kumtesë partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori