LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja investon në gjëra joproduktive

OBRM-PDUKM: LSDM-ja investon në gjëra joproduktive

Partia opozitare OBRM-PDUKM-ja reagoi me rastin e zgjedhjes së tre nënkryetarëve te Parlamentit të Republikës së Maqednonsë.

“LSDM ka shfrytëzuar buxhetin për pazare te koalicioneve dhe ndarjen e funksioneve të reja për ushtarët e saj partiak. Zgjedhja e 3 nënkryetarëve ishte absulutisht e panevojshme. LDSM krijon vetëm kosto shtesë. Harxhimet shtesë të një nënkryetari të Parlamentit të RM-së në kuadër të rrogës, asistent, sekretar, vozitës, karburant, përfaqësime dhe të tjera harxhime arrinë 225.000 denar, ose përafërsisht 4000 euro. Kostoja e përgjithshme për dy nënkryetarët e rinj arrin 8000 euro. Gjithë këtë shumë prej 8000 eurosh në muaj, para këto që mund ti investoj në shëndetësi, arsim, në hapjen e punësimeve të reja dhe në projekte të tjera të mëdha” thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.


Kjo parti opozitare thotë se LSDM-ja në vend të zhvillimit, megjithatë vendosi që këto para t’i shpenzojë për funksionet e shpikura të Remenskit dhe Misovskit, percjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi për emërimin e dy nënkryetarëve të rinj të Parlamentit nuk krijon asnjëfar vlere plotësuese, por e kundërta, është një goditje tjetër në xhepat e qytetarëve nga ana e qevrisë. Kjo është kryesisht e kundërta nga përpjekjet e LSDM-së përpara zgjedhjeve. Para zgjedhjeve premtuan se do te zvogëlojnë harxhimet joproduktive, ndërkaq tash po i zmadhojnë. LSDM me këtë punë të papërshtatshme dhe shpenzim të parave të popullit për luksin personal dhe hedonizëm, po jetojnë mbi qytatarët dhe e çojnë vendin në një humnerë, që nuk ka kthim prapa. Bëjnë harxhime për gjëra joproduktive dhe lukse, ndërsa para për realizimin e nevojave të qytetarëve nuk ka”, thuhet në deklaratën e kësaj partia opozitare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori