LAJMI I FUNDIT:

Oblak kërkon vetëm fitore në finalen ndaj Realit

Oblak kërkon vetëm fitore në finalen ndaj Realit

Portieri Jan Oblak ka thënë se nuk është e mjaftueshme që Atletico Madridi të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke bërë thirrje se trofeu “duhet të fitohet”.

Më 28 maj në Milano, Atletico do të përballet me rivalin lokal Real Madridin, në finalen e garës së famshme evropiane.

Dhjetë herë fitues Real Madrid përfundoi në pozitën e dytë, para Atletico Madridit në La Liga, por Oblak nuk e sheh Realin si favorit.


“Kemi edhe disa ditë dhe po presim. Jam i lumtur që do të luaj [në finale], por kjo nuk është e mjaftueshme. Finalja duhet të fitohet. Shpresoj që të jem i gëzuar kur të përfundojë takimi”, ka thënë Oblak për Marcan.

“Asnjëherë nuk bëjë parashikime para ndeshjes sepse kurrë nuk i dihet. Kur hyni në fushë, e shihni si shkojnë gjërat, por kjo do të jetë e vështirë. Derbit gjithmonë janë të vështirë, si në ligë, në Ligën e Kampionëve apo kudo qoftë”.