LAJMI I FUNDIT:

Obiliq, gjashtë automjete largohen nga qarkullimi për shkelje të rregullave në trafik

Obiliq, gjashtë automjete largohen nga qarkullimi për shkelje të rregullave në trafik

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq ka larguar nga qarkullimi rrugor, gjashtë automjete për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik dhe po ashtu për ngasësit e tyre ka shqiptuar gjoba.

Sipas njoftimit, një gjobë është shqiptuar për ngasësin e një automjeti, që po barte ngarkesë të palejuar duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik.


Tri gjoba janë shqiptuar për ngasës të automjeteve që kanë qenë pa regjistrim, një  gjobë për ngasës që është hasë pa patentë-shofer dhe një gjobë për një ngasës ka qenë duke drejtuar automjetin edhe pse ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patentë-shoferit).

“Policia e Rajonit të Prishtinës  po vazhdon me implementimin e  planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës bëhet e ditur se janë shqiptuar 787 gjoba. /Telegrafi/