LAJMI I FUNDIT:

Obama: ISIS-i është duke u mbrojtur, ne jemi në sulm

Obama: ISIS-i është duke u mbrojtur, ne jemi në sulm

Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka deklaruar për përparime në luftën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër militantëve islamikë, pavarësisht trazirave politike në Irak dhe rifillimit të dhunës në Siri.

Në një vizitë në selinë e CIA-s, Obama tha se muajt e fundit kanë qenë të këqij për ISIS-in.


“Sot, në Siri dhe në Irak, ISIS është në mbrojtje. Koalicioni ynë, prej 66-anëtarësh, duke përfshirë partnerët arabë, është në sulm. (…) Ne vazhdimisht po vrasim udhëheqësit e tyre, komandantët e tyre dhe komplotistët e sulmeve terroriste”, ka thënë Obama.