Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizitoi disa nga bizneset anëtare, ndër të cilat ishte edhe kompania “JYSK” SH.P.K., ku qëllim kryesor ishte diskutimi lidhur me sfidat që bizneset po përballen dhe efektin e vendimit të Qeverisë për mbyllje të një numri të madh të bizneseve, si masa parandaluese të përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj kërkoi që të trajtohen në mënyrë të barabartë punëtorët e sektorit publik dhe atij privat, pasiqë në kohë të pandemisë nuk ekziston asnjë dallim. Ai theksoi që po bëhet pabarazi sepse punëtorë e sektorit publik po marrin paga të plota, anipse nuk janë duke punuar, kurse ata të sektorit privat jo.
Tutje Malushaj shtoi që Qeveria e Kosovës nuk ka marrë parasysh propozimet e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilat janë dërguar për Pakon Emergjente Fiskale, andaj konsideroi që është mëse e nevojshme që komuniteti i biznesit të informohet se si do të rimëkëmbet ekonomia pas tejkalimit të pandemisë COVID-19.
Pronari i biznesit “JYSK” SH.P.K. Fatmir Zymberi, theksoi që pas vendimit të Qeverisë biznesi i tij është një nga bizneset që nuk është duke funksionuar, andaj kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ekonomike dhe të ndërmerren hapat e duhur për t’u dalur në ndihmë atyre”, thuhet në njoftimin për media.
Ndër të tjera Zymberi shtoi që pasiqë pandemia të largohet, vendi do të pëballet me një pandemi ekonomike, e cila do të jetë shumë e rrezikshme me vendimet e Qeverisë për të subvencionuar pagën e punëtorëve me 170€, ose format tjera, të cilat sipas tij nuk janë të mjaftueshme.
Gjatë kësaj vizite OAK u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe anëtarët e bordit Hamdi Malushaj dhe Lulzim Begaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre