LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit orën e parë ia kushtuan Epopesë së UÇK-së

Nxënësit orën e parë ia kushtuan Epopesë së UÇK-së

Ora e parë e mësimit edhe këtë vit në të gjitha shkollat e Kosovës i është kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Me rastin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mësimdhënësit iu shpjeguan nxënësve historinë dhe sakrificat e kombit shqiptar. Me këtë rast edhe nxënësit patën mundësinë të tregojnë rrëfimet personale që kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.


Ekipi i KosovaPress-it vizitoi sot shkollën fillore “Faik Konica”, në Prishtinë, për të parë nga afër zhvillimin e orës së parë kushtuar Epopesë së UÇK-së.

Mësimdhënësja e kësaj shkolle, Valbona Vitija-Ajeti tha për KosovaPress se për 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nxënësit janë njoftuar më shumë për sakrificën e familjes Jashari. Derisa shtoi se tashmë kjo datë është bërë traditë që ora e parë t’i kushtohet kësaj ngjarje.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars janë datat kur në vendin tonë nderojmë sakrificën sublime të familjes Jashari. Epopenë e UÇK-së. Në Komunën e Prishtinës është bërë traditë që çdo vit në këto data të flitet për Epopenë e UÇK-së, konkretisht për familjen Jashari… Nxënësit janë shumë të interesuar, tregohet edhe këto ditë por edhe ditëve të tjera. Po ashtu, në shkrimet eseistike në lëndën e gjuhës shqipe shpesh vetëm i vendosi këto tema, sepse ja vlen të shkruajnë për këtë”, tha Ajeti.

Edhe mësimdhënësja, Vjosa Zagragja Salihu, tha se nxënësit janë të etur të dinë sa më shumë për historinë e vendit.

“Është një ngjarje e jashtëzakonshme që e kujtojmë me shumë mall dhe dhimbje për sakrificën që bëri Adem Jashari me familjen e tij… Jemi duke i shpjeguar të gjitha ngjarjet e viteve të Kosovës, deri në pavarësinë e saj dhe nxënësit janë shumë të etur për të ditur. Shumë prej tyre edhe dinë shumë, sepse familjarët e tyre i kanë pas edhe pjesëtarë të luftës, madje tregojnë historitë e tyre personale, por vërtetë janë shumë të interesuar dhe dinë për luftën dhe sakrificën e popullit tonë”, tha Salihu.

Diar Gashi, nxënës në klasën e shtatë në shkollën fillore “Faik Konica”, tha se muaji mars është shumë i rëndësishëm, derisa shtoi se liria e vendit rrjedh nga familja Jashari.

“Muaji mars për ne dhe gjithë shqiptarët është i rëndësishëm për shkak se në këto data ne kemi një ndjenjë krenarie. Familja Jashari është flijuar prej okupatorit serb, të cilën sot dhe tërë jetën tonë do ta kujtojmë këtë histori. Liria jonë rrjedh nga familja Jashari dhe ne e kujtojmë me mall dhe shumë krenari”, tha Gashi.

Edhe nxënësja, Klesta Isufi tha se muaji mars është shumë i veçantë për vendin.

“Sot kemi mësuar lidhur me Epopenë e UÇK-së, në të cilën më datat 5,6 dhe 7 mars, familja Jashari ishte flijuar nga pushtuesit serbë dhe sot e tutje do të kujtohen gjithmonë, pasi na e sollën lirinë”, tha Isufi.

Lura Basha, nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore “Faik Konica”, ka treguar informacionet që di për Epopenë e UÇK-së.

“Në këtë datë janë flijuar familja Jashari, një familje legjendare që do të mbahet mend nga shqiptarët në gjithë botën. Në këtë ditë kemi mësuar se janë flijuar familja Jashari dhe aty vetëm një familjarë nga 58 ka shpëtuar… Të gjithë duhet t’i kujtojnë këto data dhe besnikëri dhe krenari duhet, t’i kujtojnë familjen Jashari dhe shumë të tjerë që janë flijuar gjatë kohës së luftës”, tha Basha.

Në nderim të Epopesë së lavdishme të UÇK-së sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne, ndërsa do të ketë edhe aktivitete të tjera./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori