LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit e lagjes Bardhi të Bllacës vazhdojnë të arsimohen në Kosovë (Video)

Nxënësit e lagjes Bardhi të Bllacës vazhdojnë të arsimohen në Kosovë (Video)
Prind me fëmijë nxënës

Nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë edhe këtë vit shkollor e kanë nisur jashtë vendlindjes së tyre, në Kosovë, në shkollën fillore “Ilaz Thaçi” në komunën Hani i Elezit. Në mungesë të shkollës në fshatin e tyre ata me vite të tëra po mësojnë në shtetit fqinj i cili me dashamirësi ka pranuar arsimimin e fëmijëve të kësaj lagje pasi autoritetet e Maqedonisë janë treguar të shurdhëta ndaj kërkesave për hapjen e një shkolle shqipe në Bardhi të Bllacës.

”Unë shkoj në shkollë në Kosovë, Hani i Elezit dhe kemi shumë probleme me shku në shkollë, nuk kemi autobus. Kur shkojmë në shkollë, kur bie borë ose shi e kemi shumë problem, ka baltë dhe duhet të na ndihmojnë, duhet të bëjnë diçka për ne.Ishalla bëhet sa më shpejtë”.

”Është shumë larg dhe shumë vështirë. Kur është shi ecim në këmbë, bëhemi me baltë edhe probleme mes kufirit kemi. Më mir se me pas shkollën këtu te Lagjja Bardhi nuk ka, shumë larg është prej këtu, mblidhemi shokë dhe shoqe dhe shkojmë. Kur është shi ndonjëherë shkojmë me makinë, por kur nuk është duhet në këmbë të shkojmë”- shprehen nxënësit për Alsat-M.

Arsimi fillor dhe i mesëm në Maqedoni është i garantuar më kushtetutë andaj lënie e këtyre fëmijëve jashtë bankave shkollore paraqet shkelje flagrante të aktit më të lartë juridik në vend. Deri më sot askush nuk është përgjigjur për privimin e këtyre fëmijëve nga e drejta kushtetuese që në vendin e tyre të ndjekin procesin mësimor. Banorët thonë se shumë herë janë dhënë premtime për zgjidhjen e problemit të tyre, por vetëm se gjatë proceseve zgjedhore. Me përfundimin e zgjedhjeve edhe premtimet siç thonë janë lënë në harresë duke i lënë banorët me problemet e akumuluara.

”Premtime ka pas, realizime aspak. Zgjedhjet lokale po afrohen, ata vrapojnë, vijë për votën e tyre e realizime aspak..Prap shpresat nuk i humbim, shpresojmë të vijë dita dhe ua realizojmë ardhmërinë e fëmijëve tanë. Janë në shekullin 21 e ne vuajmë për shkollë 4 vjeçare, kjo është katastrofë e madhe”- ankohet një prind.

Nga Ministria e Arsimit për këtë problem kishin fajësuar komunën e Çuçer Sandevës se nuk ka përgatitur dhe dorëzuar dokumentacionin me kërkesën për ngritjen e një shkolle, por përveç këtij arsyetimi dikasteri i arsimit nuk ka ndërmarrë asnjë masë tjetër për zbatimin e kushtetutës edhe në këtë fshat që ndodhet jo më larg se 20 kilometra nga kryeqendra e Maqedonisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori