LAJMI I FUNDIT:

Numër rekord i rusëve kërkojnë azil në këtë vend – dhe ai nuk është në Evropë

Numër rekord i rusëve kërkojnë azil në këtë vend – dhe ai nuk është në Evropë

Koreja e Jugut regjistroi një numër rekord të shtetasve rusë që kërkonin azil në vend në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar nga Shërbimi Korean i Emigracionit.

Një total prej 5,750 shtetasish rusë kërkuan azil në Korenë e Jugut në vitin 2023, një rritje pesëfish nga 1,038 që kishin kërkuar mbrojtje një vit më parë dhe më shumë se numri total i regjistruar midis 1994 dhe 2019, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Rusët përbënin kombësinë më të madhe të 18,838 azilkërkuesve në Korenë e Jugut në vitin 2023, të ndjekur nga ata nga Kazakistani (2,094), Kina (1,282), Malajzia (1,205), India (1,189), Mongolia (836) dhe Turqia (564).

Kërkesat për azil në vitin 2023 ishin më të lartat për të paktën tetë vitet e fundit sipas të dhënave nga Shërbimi i Emigracionit, i cili është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë.

Koreja e Jugut ka ligje të rrepta të imigracionit, të cilat përfshijnë kërkesat për azil.

Nga viti 1994 deri në fund të vitit 2023, 103,760 persona aplikuan për statusin e refugjatit, nga të cilët vetëm 4,052 persona janë njohur deri më tani si refugjatë, sipas raportit të ministrisë.

Arsyeja më e zakonshme që aplikantët dhanë për mbrojtjen e azilit ishin përndjekja e bazuar në fe, e ndjekur nga persekutimi politik.

Arsyet e tjera përfshinin diskriminimin për të qenë anëtar i një grupi të caktuar shoqëror, race ose kombësie.

Dhe trendi ka vazhduar deri në fillim të vitit 2024, sipas shifrave të publikuara të enjten.

Në janar, rusët shënuan numrin më të madh të shtetasve që kërkonin azil krahasuar me shtetasit e tjerë në Korenë e Jugut me 376, të ndjekur nga India (142), Mongolia (142), Kazakistani (132), Kina (129), Malajzia (113), Turqia. (66), Pakistani, Egjipti, Bangladeshi e të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori