LAJMI I FUNDIT:

“Nuk varet nga unë”, Flick këmbëngul se nuk ka në plan të japë dorëheqje si trajner i Gjermanisë

“Nuk varet nga unë”, Flick këmbëngul se nuk ka në plan të japë dorëheqje si trajner i Gjermanisë

Hansi Flick dëshiron të drejtojë skuadrën e Gjermanisë në Euro 2024, pavarësisht se nuk arriti ta nxjerrë ekipin e tij nga faza e grupeve në Kupën e Botës të këtij dimri në Katar.

Flick ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet si trajner i Gjermanisë, pavarësisht se nuk arriti të dalë nga grupi në Kupën e Botës të këtij viti, megjithëse ai pranon se vendimi nuk është i tij.


Ish-trajneri i Bayern Munichut është i etur për të udhëhequr kombin e tij në tokën vendase në Euro 2024.

Duke folur në kanalin televiziv gjerman ARD , Flick këmbënguli se dëshironte të qëndronte në rolin e tij, por pranoi se zgjedhja përfundimisht nuk do të ishte e tij.

“Nga ana ime po, më pëlqen. Ne kemi një ekip të mirë, lojtarë të mirë që vijnë. Por kjo nuk varet nga unë”, ka thënë Flick.

Gjermania tani është eliminuar në fazën e grupeve në dy turne radhazi, pasi ngriti Kupën e Botës në vitin 2014 dhe për një ekip të pozitës së saj, kjo paraqitje në Katar nuk ishte aspak e pranueshme.

Hetimi për dështimin e Gjermanisë tashmë do të ketë filluar. Është një ekip në tranzicion dhe kjo mund të jetë Kupa e Botës e fundit për veteranë si Thomas Muller dhe Manuel Neuer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori