LAJMI I FUNDIT:

“Nuk do të shkoja në Arabinë Saudite as për 600 milionë euro në ditë” – Cherki nuk mendon për paratë në këtë moment karriere

“Nuk do të shkoja në Arabinë Saudite as për 600 milionë euro në ditë” – Cherki nuk mendon për paratë në këtë moment karriere

Ylli i ri i Lyonit, Ryan Cherki, i cili bëri debutimin e tij për ekipin e parë si 16-vjeçar, mund të largohet nga klubi gjatë verës sepse i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij dhe aktualisht nuk po diskuton për një zgjatje, kështu që Lyon mund ta shes për të shmangur humbjen e tij pa kompensim.

Edhe pse mesfushori kreativ 20-vjeçar nuk e përjashton mundësinë e një vazhdimi me Lyonin, ai nuk dëshiron të mendojë për këtë deri në fund të sezonit dhe as për një destinacion të ri të mundshëm.


Ai thotë se ende nuk e di se ku do ta vazhdojë karrierën, por e di ku jo, nuk e ka ndërmend të shkojë në Arabinë Saudite për asnjë para.

“Të shkoj në Arabinë Saudite është shumë, shumë, shumë larg mendjes sime. Ata mund të më paguajnë 600 milionë euro në ditë, nuk do të shkoj atje. Unë dua të luaj në Evropë, të kënaqem këtu dhe pastaj do të shohim ”.

“Në të ardhmen, sigurisht që mund të luaj atje. Është një vend mysliman dhe gjëra të tilla janë të rëndësishme për mua. Do të shoh deri në fund të karrierës sime se si do të jetë gjendja e ligës saudite”, ka thënë Cherki.

Rayan Cherki në verë i bashkohet klubit nga Liga Premier
Lexo po ashtu Rayan Cherki në verë i bashkohet klubit nga Liga Premier

Francezi ka luajtur në kampionat dhe kupë këtë sezon 31 ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori