LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të besoni se kush e priti Shaqirin në ditën e parë në Londër

Nuk do të besoni se kush e priti Shaqirin në ditën e parë në Londër

Kur aterroi në aeroportin e Milanos e pritën mijëra tifozë të skuadrës italiane.

Mirëpo, kur u transferua nga Interi në Angli tek Stoke City, në aeroport e priti vetëm një njeri. Xherdan Shaqiri ka zbuluar sot se në aeroport e priti vetëm trajneri i tij, Mark Hughes.


“Pritja këtu ishte pak e çuditshme. Nuk kishte tifozë duke më pritur në aeroport, siç kishte në Milano. Nga ana tjetër, ishte një ndjenjë e madhe kur pashë se çfarë bëri klubi për mua”, deklaroi Shaqiri.

“Në aeroport ishte trajneri Mark Hughes, që më mori nga aty dhe ishte një gjest i mirë, që nuk mendoj se shumë trajnerë do ta bënin”, theksoi kosovari në një intervistë për ‘Tages Woche’ të Zvicrës.

Shaqiri nuk është duke u bërë rehat me lëndimet e shumta që janë duke e përcjellë.