LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të besoni, por Rey Manaj mund të marr numrin 10 të lënë nga Leo Messi te Barcelona

Nuk do të besoni, por Rey Manaj mund të marr numrin 10 të lënë nga Leo Messi te Barcelona

Barcelona sot ka regjistruar lojtarët si Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Real Sociedad.

Numrave tashmë për skuadrën janë dhënë disa ditë më parë, megjithëse do të ketë ndonjë ndryshim, pasi atyre iu shtohen numrat e zgjedhur nga Eric Garcia, i cili do të veshë fanellë me numër 24 dhe ajo e Pedrit, i cili do të veshë fanellën me numrin 16.


Nuk ka më numër të lirë për Rey Manajn, kështu që, nëse nuk ka ndryshime, numri 10-të mund të mbetet për sulmuesin shqiptar.

Fanella me nr.10 e Lionel Messit është i vetmi numër ende në dispozicion, pas kalimit të argjentinasit në Paris Saint-Germain.

Nëse Manaj do të ftohet në skuadër për ndeshjen e së dielës, ai mund të vesh fanellën me nr.10, duke qenë se të gjithë lojtarët në skuadrën e ndeshjes duhet të kenë një numër midis Nr.1 dhe Nr.25, shkruan Marca.

Manaj pronto a cambiare squadra: è vicino al Barcellona B

Ky rast mund të evitohet nëse Barcelona shet një lojtar që normalisht do të ishte në ditën e ndeshjes si Philipe Coutinho apo Miralem Pjanic.

Si rezultat, kjo do të krijonte një hapësirë të lirë në skuadër, që do të thotë se askush nuk do të duhej të vishte numrin e mëparshëm të fanellës së Lionel Messit.

Rregullorja e La Ligas për numrat  thonë si më poshtë: “Në rastin e klubeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, numërimi i lojtarëve në skuadrat e tyre do të jetë nga 1 në 25, maksimalisht, dhe secili duhet të shfaqë të njëjtin numër në secilën nga ndeshjet e garave zyrtare , si në pjesën e pasme të fanellës, ashtu edhe në pjesën e përparme të poshtme, djathtas, dhe me një dimension. Numrat e rezervuar 1 dhe 13 janë për portierët dhe 25 për një futbollist të mundshëm, me licencë për ekipin e parë, po ashtu në cilësinë e portierit të tretë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori