LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, S4MM i kundërpërgjigjet Rina Balajt

Nuk do të bashkëpunonte kurrë me të, S4MM i kundërpërgjigjet Rina Balajt
Rina Balaj dhe S4MM

‘Zënkat’ mes reperit nga Tetova, S4MM dhe Rina Balajt duket se po vazhdojnë akoma.

Reperja e “On Records” muaj më parë bëri bujë në media teksa në një nga intervistat e saj ka thënë se nuk do bashkëpunonte kurrë me reperin nga Tetova, për shkak se nuk ia kuptonte asnjë fjalë.


Kështu reperi së fundmi ka bërë një video në llogarinë e tij, InstaStory, gjersa iu kundërpërgjigjet Rinës.

View this post on Instagram

💣💣

A post shared by S4MM (@samirs4m) on May 10, 2019 at 9:27am PDT

Në momentin që është duke kënduar, S4MM në vargjet e tij përmend Rinën, madje në sfond edhe fjalët e saj gjatë intervistës në “NIN”, siç mund ta dëgjoni përmes videos që ua sjellim më poshtë.

Ndër tjerash, reperi përdorë edhe gjuhë banale kundrejt këngëtares shqiptare.

Ky i fundit i ka bërë ‘diss’ edhe shumë artistëve të tjerë, përfshirë edhe Feron, i cili poashtu është në label të njëjtë me Rinën.

View this post on Instagram

Calm

A post shared by RINA (@balajrina) on May 27, 2019 at 5:49am PDT

S4MM po vazhdon të jetë aktiv në projekte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Ai është duke punuar edhe në albumin e ri që pritet të publikojë së shpejti.

“Mamacita”, titullohet kënga e re e reperit e lansuar para një jave dhe në YouTube numëron mbi dy milionë klikime. /Telegrafi/