Nuk po pëlqehet versioni anglisht i "Bonbon"! (Foto/Video)


Era Istrefi ditë më parë ka publikuar versionin anglisht të këngës “BonBon”.
Edhe pse kanë kaluar pesë ditë, kënga ka marrë vetëm 665 mijë klikime në YouTube.
Por, ajo që bie në sy janë kritikat e fansave të këngëtares, të cilët duket se nuk po e pëlqejnë versionin e ri.
Madje, disa prej tyre kanë komentuar duke thënë se edhe në anglisht nuk po kuptohet se çfarë po thotë këngëtarja shqiptare.
Kujtojmë se versioni origjinal i këngës deri më tani ka marrë mbi 82 milionë klikime. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/06/2016
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































