LAJMI I FUNDIT:

Nuk pati as Instagram kur hyri në BBVA, Luiz Ejlli lë prapa Kiarën për nga numri i ndjekësve

Nuk pati as Instagram kur hyri në BBVA, Luiz Ejlli lë prapa Kiarën për nga numri i ndjekësve

Këngëtari Luiz Ejlli është cilësuar pa diskutim si fenomeni i këtij viti në spektaklin Big Brother VIP Albania.

Ai kur hyri ishte i njohur vetëm për njohësit e muzikës së mirëfilltë, gjersa më pas u bë i famshëm në mbarë trevat shqiptare për të bëmat e tij në shtëpi.


Luizi kur u fut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk ishte shumë aktiv në rrjetet sociale, madje nuk kishte as një llogari në Instagram.

Sabiani e bën Keisin të qajë në BBVA: Do gomarin ti, çfarë do të bëj unë
Lexo po ashtu Sabiani e bën Keisin të qajë në BBVA: Do gomarin ti, çfarë do të bëj unë

Megjithatë, njerëzit e tij të afërt dhe të besueshëm kanë hapur një llogari zyrtare të tij, e cila tashmë numëron mbi 558 mijë ndjekës.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Kjo shifër thuajse rekorde e arritur në pak kaq muaj, ka bërë që ai t’ia kalojë edhe të dashurës së tij, Kiarës për nga numri i ndjekësve.

Kiara e cila është një imazh i televizionit prej shumë viteve dhe kishte mijëra ndjekës edhe para se të futej në BBVA, ka aktualisht mbi 548 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare.

Foto: Kiara Tito/Instagram

Luizi dhe Kiara janë një çift i cili e njohën njëri-tjetrin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania dhe filluan lidhjen e tyre, duke u shndërruar në pak kohë në dy prej banorëve më të pëlqyer të publikut. /Telegrafi/