LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mund të jem më mirënjohës se kaq”: Tentoi të vetëvritej, 26-vjeçari kryen transplantimin e fytyrës në një operacion 25 orësh (Foto)

“Nuk mund të jem më mirënjohës se kaq”: Tentoi të vetëvritej, 26-vjeçari kryen transplantimin e fytyrës në një operacion 25 orësh (Foto)

Një 26-vjeçar ka kryer transplantimin e fytyrës dy vjet pasi mbijetoi një vetëvrasje për shkak se ishte braktisur nga i dashuri.

Cameron Underwood, i cili luftoi me depresion për vite me radhë, ishte 24-vjeç kur u përpoq të merrte jetën e tij me një armë gjahu në qershor 2016 pasi kishte pirë tërë ditën.


Salduesi nga Yuba City në Kaliforni Veriore mbeti pothuajse pa asgjë, përveç ballit, syve dhe gjuhës.

Mjekët arritën t’ia shpëtonin jetën dhe nëna e Cam, Bev Bailey-Potter, kontaktoi njësinë e transplantimit të fytyrës Langone Medical Center.

Dy vjet më vonë ai falënderon mjekët që i shpëtuan jetën, sidomos donatorin e tij, 23-vjeçarin Will Fisher, të cilin revista People e përshkruan si skenarist dhe prodhues filmash në Nju Jork.

Ai u bë donator i tij para vdekjes së tij si rezultat i një lufte me sëmundjen mentale më 5 janar të këtij viti.

Cam mori direkt fluturimin nga Kalifornia për në Nju Jork, për t’iu nënshtruar operacionit që zgjati 25 orë, por i cili ndryshoi jetën e tij.

“Mbaj mend vetëm një psherëtimë lehtësimi që kam pasur përsëri një fytyrë, kam pasur përsëri një gojë dhe dhëmbë, kam pasur përsëri një hundë. Isha plot habi dhe gëzim. Nuk mund të isha më mirënjohës për të gjithë punën e madhe dhe sakrificat që u bënë për mua. Dallimi më i madh është vetëm të jesh në gjendje të dalësh pa maskë dhe që njerëzit të mos të t’i ngulin sytë në atë gjendje”, tregon ai.

Sipas raportit të ABC, Cam sapo mbaroi shkollën e mesme, ai u punësua te njerku i tij dhe si 19-vjeçar mori një shtëpi në hipotekë. Megjithatë, vitet e ardhshme ishin të rënda.

Ai dhe i dashuri i shkollës së mesme u ndanë pas shumë vitesh dhe kjo e goditi rëndë. Nisi të pi dhe më 26 qershor 2016 vendosi t’i japë fund jetës.

Ai drejtoi pushkën e gjahut nën mjekër dhe plumbi dëmtoi gjithë fytyrën e tij.

Nuk dihet se kush e gjeti më vonë, por shumë shpejt ishte dërguar në Qendrën e mjekësisë Davis në Universitetin e Kalifornisë, ku pas shumë operimesh, mjekët arritën t’i shpëtojnë jetën, por jo edhe fytyrën.

Për një muaj qëndroi në koma dhe përfundimisht në gusht të vitit 2016 ai ishte në gjendje të kuptojë se çfarë kishte ndodhur dhe të shihte fytyrën e tij për herë të parë.

Pas kësaj, ai ishte i detyruar të përdorte vazhdimisht maskën, ndërkohë që nuk i besonte vetes se kishte dashur të kryejë vetëvrasje dhe kishte shpëtuar për mrekulli.

Ndërsa doli nga spitali në dhjetor të atij viti, nëna e tij kishte dëgjuar se kirurgët në Universitetin e Nju Jorkut kishin kryer transplantimin e fytyrës së zjarrfikësit, Patrick Hardison, mbi të cilin kishte rënë kulmi që ishte duke u djegur.

Ajo mori kontakt në mars 2017, Dr Eduardo Rodriguez, duke filluar me procedurën e gjatë për të marrë Cam në regjistrim, duke përfshirë shfaqjen fizike, shqyrtimin psikiatrik dhe këshillimin, dhe duke e marrë atë në listën e transplantimit.

Së fundi, në janar të këtij viti, ata kishin një kandidat. Will Fisher, 23-vjeç, kishte vdekur në qytetin e Nju Jorkut dhe ai ishte një donator i regjistruar i organeve.

Will, i përshkruar nga familja e tij, ishte pak më i ri se Cam kur ai vdiq. Kishte tonin e njëjtë të lëkurës, madhësinë e kafkës, ngjyrën e flokëve, një seri të plotë të dhëmbëve dhe llojin e njëjtë të gjakut.

Cam thotë se e dinte se ishte një procedurë kërcënuese për jetën, por ai kurrë nuk e pa atë si një zgjedhje – ishte alternativa e tij e vetme për të rimarrë jetën e tij.

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori