I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, kishte premtuar se tre muaj pas formimit të Qeverisë Kosova do t’i plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.
Por po bëhen tre muaj nga fitorja e koalicionit PAN në zgjedhjet e 11 qershorit dhe Haradinaj nuk ka arritur që ende të formojë as Qeverinë e vendit.
E ky “ngërç” politik, sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, do të bëjë që Kosovës t’i shtyhen edhe më tej proceset integruese. Madje Kosova rrezikon që të mos përfitojë nga liberalizimi i vizave as brenda vitit 2018 nëse vazhdon me këtë qasje zvarritëse dhe bllokuese, transmeton zeri.info.
Proceset integruese janë stopuar dhe ky stopim vjen pikërisht si rezultat i mosfunksionimit të institucioneve politike për t’i kaluar proceset që presin vendin. Kështu ka thënë profesori universitar Dashnim Ismajli.
Në një prononcim për “Zërin”, Ismajli ka shtuar se papërgjegjshmëria politike në Kosovë tashmë ka dhënë sinjalet e saj negative ndërkombëtarisht.
“Trendi i zhvillimeve në Kosovë ka sfiduar procesin tej mase dhe pasojat do të vërehen edhe për një periudhë të gjatë kohore”, ka thënë Ismajli. Më tej ai ka shtuar se sfidat e shtetit të Kosovës tashmë janë të njohura. Megjithatë, sipas tij, Kosova ka ngecur në politikat integruese dhe në ndërtimin e perspektivës së saj, e cila do t’i garantonte një ekzistencë të qëndrueshme Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Sa i përket një liberalizimi vizash nga Bashkimi Evropian nuk mendoj se kjo do të ndodhë në një afat të shkurtër kohor. Kjo varet edhe nga zhvillimet politike në vend, se sa është Kosova e aftë të kalojë këtë ngërç politik, të ndërtojë një qeveri stabile, e cila do të jetë e gatshme t’i përshpejtojë proceset që e presin dhe të shkurtojë rrugën integruese të shtetit të Kosovës”, ka përfunduar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Hoxhaj i reagon ashpër ministrit të jashtëm ukrainas që u takua me Gjuriqin në Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron