LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues mes Gjilanit dhe Prishtinës – shumë raste, por pa konkretizim

Nuk ka fitues mes Gjilanit dhe Prishtinës – shumë raste, por pa konkretizim
Foto: FC Prishtina/Facebook

Gjilani dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi sfida u mbyll pa gola.

Ndeshjen më mirë e nisën bardhëekaltrit, që lëshuan raste të njëpasnjëshme shënimi.


Prishtina mund të kishte përfunduar takimin qysh në pjesën e parë, nëse nuk do t’i shpërdoronte tri shanse të sigurta për lojë.

Pjesa e dytë pati një pamje tjetër, me vendasit që ishin më kërkues.

Qysh në startin e saj, Gjilani lëshoi një rast të qind për qind për gol, me portierin e Prishtinës që bëri një intervenim fantastik.

Në minutën e 75-të të takimit, Erzen Hyseni mendoi se e kishte shënuar golin e fitores, por pas më shumë se tetë minuta, VAR-i bëri të ditur se ishte në pozicion jashtë loje.

Kjo natyrisht se dëshpëroi lojtarët vendas, ndërsa dy skuadrat tentuan deri në fund që të merrnin pikët e plota.

Prishtina aktualisht ka grumbulluar vetëm tri pikë, ndërsa Gjilani ka marrë pikën e parë, ndërsa po ashtu është edhe ndeshja e tyre e parë këtë edicion.

Kryeqytetasit në xhiron e tretë do të përballen me Malishevën, ndërsa gjilanasit do të kenë punë me Feronikelin ’74. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori