LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam unë, djemtë e mi janë të rëndësishëm” – basketbollisti autik e do edhe një vit kontratë në NBA për shkak të pensionit

“Nuk jam unë, djemtë e mi janë të rëndësishëm” – basketbollisti autik e do edhe një vit kontratë në NBA për shkak të pensionit

Basketbollisti amerikan, Tony Snell u diagnostikua me autizëm në vitin 2023 në moshën 32-vjeçare dhe ndërkohë u largua nga NBA dhe luan për ekipin e zhvillimit të Boston Celtics.

Tani Snell ka bërë një lutje dramatike se ai ka nevojë urgjente për një kontratë të NBA për hir të djemve të tij Carter, tre vjeç dhe Kenzo, dy vjeç.


Gjegjësisht, të dy janë diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit, ndaj Snell thotë se për shkak të tyre dëshiron të kthehet në NBA për t’i mundësuar vetes daljen në pension.

Për të dalë në pension, basketbollistët në Amerikë duhet të kenë luajtur 10 vjet me kontratë profesionale në NBA dhe Snell ishte aty nga viti 2013 deri në 2022, që do të thotë se i mungon një vit.

Një sezon shtesë do ta kualifikonte Snellin për mbrojtjen premium mjekësore të sindikatës, nga e cila varet e gjithë familja e tij, mbi të gjitha djemtë e lartpërmendur Carter dhe Kenzo.

“Sigurisht që dua të kthehem dhe të luaj, por tani kam një qëllim më të madh. Nuk ka të bëjë më me mua, ka të bëjë me djemtë e mi. Është diçka që më duhet absolutisht. Jo për mua, por për gruan dhe fëmijët e mi”, ka thënë fillimisht Snell.

Duke përshkruar gjendjen e djemve të tij, Snell vuri re probleme kur Carter nuk tha asnjë fjalë përveç “Babi” deri në moshën 18 muajshe.

“Carterit do t’i duheshin gjithmonë pesë lodra në duart e tij, zakonisht një top i vogël basketbolli. Nëse do t’ia hiqje njërën, ai do të zemërohej”.

Ai ka kujtuar edhe momentin kur zbuloi se ishte vetë autik, në moshën 32-vjeçare.

“Sinqerisht u lehtësova. Gjithmonë e dija që isha ndryshe nga të gjithë të tjerët. Thjesht shikoj fëmijët e tjerë, thjesht shikoj të gjithë rreth meje. Sa të interesuar ishin për njëri-tjetrin. Nuk gjeja një mënyrë për t’u ‘kapur’ ose lidhur me disa. Sinqerisht, basketbolli ishte arsyeja e vetme që kisha miq”, pranoi Snell.

Gjatë nëntë sezoneve të tij në NBA, Snell ishte vazhdimisht në prapavijë në të gjitha klubet për të cilat luajti, dhe mesatarisht 6.1 pikë, 2.3 kërcime dhe 1.1 asistime për lojë në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori