LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se nuk iu dha shërbimi mjekësor, vdes një grua në Gjilan

Dyshohet se nuk iu dha shërbimi mjekësor, vdes një grua në Gjilan

Si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor, raportohet se një grua ka vdekur në Gjilan.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.


“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore për trajtim të rastit”, thuhet në njoftim.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, përfundon policia. /Telegrafi/