LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ishte e lehtë të qëndroje i vetmuar”, Broja flet për lëndimin dhe thotë se pret një sezon të madh

“Nuk ishte e lehtë të qëndroje i vetmuar”, Broja flet për lëndimin dhe thotë se pret një sezon të madh

Armando Broja ka hedhur pas krahëve dëmtimin në ligamentin e gjurit dhe është rikthyer në stërvitjen parasezonale me Chelsean.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pret një sezon të madh teksa në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit anglez në rrjetet sociale, theksoi se ndjehet mjaft i lumtur që rikthehet sërish mes shokëve të skuadrës.


“Ndjehem shumë mirë për faktin që jam rikthyer në stërvitje dhe jam sërish mes shokëve të skuadrës, është mirë të ndihesh sërish pjesë e grupit”, ka thënë fillimisht Broja, përcjell Supersport.

Mësohet se kur do të mund të luajë sërish Armando Broja
Lexo po ashtu Mësohet se kur do të mund të luajë sërish Armando Broja

“Isha për një kohë të gjatë larg skuadrës dhe nuk ishte aspak e lehtë të qëndroja ashtu i “vetmuar”. Por, jam i lumtur që jam me shokët dhe po shijoj sërish fushën”.

“Kam gjetur forcat dhe energjinë për të nisur punën pak më herët këtë sezon dhe tani jam me skuadrën në fazën përgatitore, jam shumë i lumtur”.

“Pres një sezon të madh ndaj më duhet të përgatitem, nuk është e lehtë të kthehesh pas një dëmtimi aq të rëndë”.

“Ndaj, jam i lumtur dhe falënderues që jam rikthyer përsëri pranë skuadrës. Tani mendoj vetëm të rikthehem në formën e duhur dhe më pas të vazhdoj nga aty për të zhvilluar një sezon të madh”, përfundoi sulmuesi shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori