LAJMI I FUNDIT:

Nuk është “Vonë” për Alban Mehmetin, këngëtari flet rreth projekteve të reja që do t’i sjellë së shpejti (Foto)

Nuk është “Vonë” për Alban Mehmetin, këngëtari flet rreth projekteve të reja që do t’i sjellë së shpejti (Foto)

Këngëtari shumë i dashur për publikun e muzikës folk, Alban Mehmeti, së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor me titull “Vonë”.

Në një prononcim për Telegrafin, këngëtari ka rrëfyer detajet e këngës së re, e cila do ta sjell mjaft ndryshe.

“Kënga ime e re titullohet ‘Vonë’, dhe është e zhanrit baladë. Teksti i saj flet për një lidhje dashurie e cila ka dështuar. Muzikën e ka bërë Leart Boshnjaku, tekstin e ka shkruar Fatmir Muja, ndërsa është orkestruar nga Ardian Kastrati”, tha Alban Mehmeti për Telegrafin.

Alban Mehmeti në xhirimet e klipit të ri “Vonë”

Ditë më parë, përfunduan edhe xhirimet e klipit në disa qytete bregdetare në Mal të Zi, teksa për Telegrafin, ai tregon se si ka shkuar puna gjatë filmimit të klipit “Vonë”.

“Xhirimet e klipit i kemi kryer para pak ditësh në gjithsej katër lokacione. Njëra nga skenat është reaizuar në Ulqin, ndërsa tri të tjera në Budva. Do të publikohet brenda pak ditëve”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në përfundimin e bisedës, Albani tregoi për projektet pasuese që pritet të publikohen pas këngës “Vonë.

“Të them të drejtën kam një fushatë projektesh. Para katër muajsh kam realizuar një album me këngë të lehta dhe me që na zuri sezona e verës, ka mbetur që të lansohet këtë muaj. Ndërsa kam edhe një tjetër projekt me këngëtaren e njohur Kaltrina Selimi, dhe gjithashtu pesë këngë tjer që pritet të lansohen para vitit të ri. Shpresoj se do të arrij t’i sjell diçka të bukur publikut”, përfundoi Alban Mehmeti për Telegrafin.

Ekipi i Telegrafit ka përcjell nga afër disa prej xhirimeve të klipit “Vonë”, teksa ju sjellim në vazhdim fotografi ekskluzive nga prapaskenat.

Alban Mehmeti do të vijë mjaft i freskët dhe me stil në klipin e baladës së tij më të re. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Kalo në kategori