eksperti-banner

Virgil van Dijk ka pranuar se përjetoi një moment shqetësues gjatë fitores bindëse 5-1 të Holandës ndaj Suedisë në Kupën e Botës 2026, pasi një përplasje e fortë e la përkohësisht pa ndjesi në pjesën e sipërme të këmbës.

Kapiteni i Liverpoolit pësoi goditjen në zonën e ijeve, por pavarësisht shqetësimit arriti ta përfundonte ndeshjen, duke ndihmuar Holandën të siguronte tre pikët.


Duke folur pas takimit, qendërmbrojtësi holandez shpjegoi momentin e pazakontë që përjetoi në fushë.

"Mora një goditje të fortë në ijë dhe nuk ndjeja më pjesën e sipërme të këmbës, kështu që ishte paksa e çmendur".

"Me shumë gjasa ishte vetëm një nerv i shtypur", deklaroi Van Dijk për NOS.

Pavarësisht frikës fillestare, mbrojtësi nuk duket të ketë pësuar ndonjë lëndim serioz, duke qetësuar tifozët e Holandës dhe Liverpoolit para fazës vendimtare të turneut.

"Mendoj se nuk është diçka e rëndë, por do ta shohim shumë shpejt", shtoi ai.

Paraqitja e Van Dijkut në fushë dhe fakti që ai arriti ta përfundojë ndeshjen janë sinjale pozitive për Holandën, e cila po synon të shkojë sa më larg në Kupën e Botës 2026./Telegrafi/

telegrafi sport app