LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, Taty Castellanos flet pas katër golave të shënuar kundër Real Madridit

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë”, Taty Castellanos flet pas katër golave të shënuar kundër Real Madridit

Sulmuesi i Gironas, Taty Castellanos fshiu rrjetet e tij sociale vetëm dy javë më parë, pasi u abuzua në internet për humbjen e një shansi kundër Barcelonës. Të martën mbrëma, ai u përgjigj në mënyrë të prerë me ndoshta natën më të madhe në karrierën e tij deri më tani – duke shënuar katër gola kundër Real Madridit.

Castellanos, i cili iu bashkua Gironas në formë huazimi verën e kaluar, kishte kontribuar te Girona gjatë gjithë sezonit dhe kishte gjithsej shtatë gola në La Liga.

Kundër Los Blancos shënoi më shumë se gjysmën e totalit, duke fituar shumë duele me qendërmbrojtësit e Real Madriditi, në veçanti Eder Militaon.

Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin - për t'ia siguruar Gironas tri pikë
Lexo po ashtu Katër gola: Castellano mposht i vetëm Real Madridin - për t'ia siguruar Gironas tri pikë

Duke folur për Movistar+ pas ndeshjes, Castellanos shpjegoi se një arritje e tillë nuk i përshtatej as imagjinatës së tij para ndeshjes.

“Ishte një natë ëndrrash. Kemi luajtur një ndeshje të madhe kundër një kundërshtari të madh, një nga më të mirët në botë”, ka thënë fillimisht Castellanos pas ndeshjes.

“Është lumturi, këtë nuk e kam imagjinuar kurrë. Duke u kënaqur me njerëzit, familjen time, njerëzit e Argjentinës që më mbështesin gjithmonë. Kjo është thelbësore”, përfundoi sulmuesi i Gironas.

Ndryshe, kjo shënon jo vetëm një nga netët më të bukura në karrierën e sulmuesit, por edhe në historinë e Gironas.

Klubi spanjoll ka luajtur vetëm tre sezone në La Liga në historinë e tyre, dhe kjo pa dyshim ishte fitorja e tyre më mbresëlënëse kundër Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori