LAJMI I FUNDIT:

Nuk e kënduan himnin: Futbollistët iranianë paralajmërohen nga zyrtarët e Teheranit për “fyerjen” që ia bën shteti

Nuk e kënduan himnin: Futbollistët iranianë paralajmërohen nga zyrtarët e Teheranit për “fyerjen” që ia bën shteti

Futbollistët e Iranit janë paralajmëruar nga zyrtarët në Teheran se do të përballen me ndëshkim për vendimin e tyre fyes për të mos kënduar himnin e tyre kombëtar përpara ndeshjes së tyre në Kampionatin Botëror kundër Anglisë.

Skuadra mund të përballet me ndëshkim nëse refuzon të këndojë himnin kombëtar të Iranit në ndeshjet e mbetura, paralajmëroi një politikan iranian, që do të thotë se  të gjithë sytë do të jenë te skuadra gjatë ndeshjes së tyre kundër Uellsit të premten.

Medhi Chamran, kryetari i këshillit të qytetit të Teheranit, paralajmëroi se vendi nuk do të lejojë askënd të ofendojë himnin, raporton The Guardian.


Futbollistët iranianë janë paralajmëruar nga zyrtarët në Teheran se do të përballen me ndëshkim për vendimin e tyre 'fyes' për të mos kënduar himnin e tyre kombëtar përpara ndeshjes së tyre në Kupën e Botës në Katar kundër Anglisë të hënën (në foto)

Skuadra kombëtare iraniane kishte qëndruar e heshtur teksa himni luhej në stadiumin “Khalifa International” të hënën përpara humbjes 6-2 ndaj Tre Luanëve.

Ajo u pa si një qëndrim solidariteti me protestat që aktualisht po përfshijnë Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini në paraburgimin e policisë morale të Iranit më 16 shtator.

Protestuesit që mbështesnin ekipin iranian u panë duke valëvitur pankarta kundër regjimit në tribuna në mbështetje të demonstratave që po zhvillohen në Iran gjatë dy muajve të fundit.

22-vjeçarja vdiq tre ditë pas arrestimit të saj në Teheran për shkeljen e dyshuar të kodit islam të veshjes për gratë.

Një deputet konservator në Kurdistan bëri thirrje gjithashtu që ekipi iranian i futbollit të zëvendësohet nga të rinj besnikë që janë të gatshëm të këndojnë himnin kombëtar, raporton më tej The Guardian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Dy lojtarë të PSG-së u dëbuan në shtëpi nga FIFA, 24 orë para ndeshjes me Real Madridin

Ligat tjera
FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026

FIFA dhe Donald Trump marrin një vendim të guximshëm para Kupës së Botës 2026

Ndërkombëtare
Blutë s’ndalen – Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

Blutë s’ndalen – Chelsea siguron finalen me stil, pret PSG-në ose Real Madridin

Ligat tjera
Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së

Tchouameni zbulon planin që ka Real Madridi për ndeshjen ndaj PSG-së

Ndërkombëtare
Barcelona po konsideron një lëvizje shokuese për transferimin e yllit holandez

Barcelona po konsideron një lëvizje shokuese për transferimin e yllit holandez

Ndërkombëtare
Real Madridi merr dritën jeshile nga ylli i Liverpoolit për ta transferuar atë

Real Madridi merr dritën jeshile nga ylli i Liverpoolit për ta transferuar atë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori