LAJMI I FUNDIT:

Nuk e ka harruar Butrint Imerin, Kiara “rrëshqet” pa dashje në një bisedë me banorët dhe kërkon të këndohet kënga e tij në BBVA

Nuk e ka harruar Butrint Imerin, Kiara “rrëshqet” pa dashje në një bisedë me banorët dhe kërkon të këndohet kënga e tij në BBVA

Moderatorja Kiara Tito është një prej personazheve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Bukuroshja e cila ka marrë vëmendjen e këngëtarit Luiz Ejlli tash e sa kohë, ka qenë shumë e përfolur nga jashtë për lidhjen e saj të dikurshme me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri.


Pavarësisht se ka kërkuar disa herë që në shtëpi të mos diskutohet për ish-të dashurin e saj, Kiara në një moment të enjten “rrëshqiti” pa dashje duke bërë me dije se e ka ende në mendje Butrintin.

Kriset marrëdhënia me Kiarën, shkak bëhet Olta Gixhari gjersa Luizi nuk i mban dot lotët pas debatit
Lexo po ashtu Kriset marrëdhënia me Kiarën, shkak bëhet Olta Gixhari gjersa Luizi nuk i mban dot lotët pas debatit

E gjitha ndodhi kur banorët ishin në oborr dhe këngëtarja Nita Latifi po ekzekutonte këngë në versionin akustik me kitarë.

Në një moment, asaj iu kërkua të këndojë një këngë të Ledri Vulës, teksa në atë moment Kiara ndërhyn duke i thënë të këndojë këngën që kishte interpretuar një ditë më parë.

E kur Nita insiston të dijë se për cilën këngë bëhet fjalë, Kiara Tito i drejtohet duke thënë “Atë Dale Dale”.

“Dale” është një këngë hit e Butrint Imerit, të cilën ai e këndon në bashkëpunim me këngëtaren Kida dhe reperin Ledri Vula.

Videoja në fjalë është shpërndarë me të madhe në rrjetin social Twitter, me shumë prej fansave që kanë hedhur dyshimet se Kiara po e refuzon Luizin për shkak se nuk ka mundur ta largojë nga mendja Butrintin.

Pas deklaratave të Luizit, Butrint Imeri reagon me një thumbim për Kiarën: A të merr malli që nuk jemi më?
Lexo po ashtu Pas deklaratave të Luizit, Butrint Imeri reagon me një thumbim për Kiarën: A të merr malli që nuk jemi më?

Këtë dyshim e përforcon më tepër faktin se nga jashtë, këngëtari Butrint Imeri ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj nga një prej mbrëmjeve të spektaklit, ku kishte vendosur një emoji të një kurore sipër saj.

Foto: Butrint Imeri/InstaStory

Ky veprim është dukur i çuditshëm nga publiku, duke iu referuar faktit se dyshja Kiara dhe Butrint e kanë prezantuar në publik si të përfunduar lidhjen e tyre. /Telegrafi/

Butrint Imeri dhe Kiara Tito (Foto: Butrint Imeri/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori