LAJMI I FUNDIT:

“NUK E DI SE SI MUND TË KISHIT QENË NJË UNË NDRYSHE …”

“NUK E DI SE SI MUND TË KISHIT QENË NJË UNË NDRYSHE …”

Poezi nga: Gregory Corso
Përktheu: Fadil Bajraj

Nuk e di se si mund të kishit qenë një unë ndryshe
Një natë më parë isha çakërrqejf në një bar në Londër
diçka që kisha thënë e kishte zemëruar piktorin Lucien Freud
në tavolinë ishte piktori im i preferuar Bacon
nuk më kujtohet çka kisha thënë;
sidoqoftë të nesërmen në mëngjes takova zotin Freud, i buzëqesha
dhe e përshëndeta me dorë;
ai shkretoi: “Paj, në rregull është, ti nuk ishe vetvetja”
Duke u larguar u hutova;
njëfarë Freud të më thotë
se unë nuk isha vetvetja?
“Atëherë kush dreqin ISHA unë?

Të them të drejtën unë kam tre piktorë të preferuar: Francis Bacon
-Balthus-dhe de Kooning-

Kush isha unë në të vërtetë.
Nëse Freudi nuk e di;
atëherë me siguri i vetmi që e di është Gregory, për besë!

E di që jam më shumë se një
ama sjellja ime kur kam pirë
kur rrëmbehem
unë nuk e llogaris se një unë i ndryshëm thjesht
nuk është nën kontrollin tim…unë jam i njëjti-
rrallëherë dëgjoj se një vrasës është liruar sepse ka qenë i dehur;
çmenduria është justiifikim, dehja jo –
Megjithatë sa shpirtra të trishtë zgjohen të nesërmen dhe
bërtasin me tmerr “O Zot! Çfarë kam bërë?”
Temperamenti i keq, jo i mirë…njerëzimi i mjerë –