LAJMI I FUNDIT:

“Nuk duam t’i prishim festën Shqipërisë”: Përzgjedhësi i Ishujve Faroe thotë se do të provojë skema të reja ndaj kuqezinjve

“Nuk duam t’i prishim festën Shqipërisë”: Përzgjedhësi i Ishujve Faroe thotë se do të provojë skema të reja ndaj kuqezinjve

Tashmë me një biletë që i garanton pjesëmarrjen në Evropianin e verës së ardhshme në Gjermani, Shqipëria do të luajë në “Air Albania” ndeshjen e fundit në Grupin E ndaj Ishujve Faroe.

Në kryeqytet pritet një festë e madhe ndërsa kuqezinjtë kërkojnë të sigurojnë edhe vendin e parë në grup, ku i mjafton vetëm një pikë.


Ndërkohë, para ndeshjes së të hënës, në konferencë për shtyp foli trajneri i kombëtares së Ishujve Faroe, Jakan Ericson. Ky i fundit theksoi se nuk pretendon t’i prishë festën Shqipërisë, megjithatë në fushë skuadra do të mendojë për veten ndërsa shtoi se do të provojë disa skema të reja.

“Ne nuk jemi këtu për ti prishur punë apo rezultatin Shqipërisë, por për të bërë mirë vetë e për të ecur përpara. Do të aplikojmë disa skema të reja në këtë ndeshje, që nuk kemi patur mundësi t’i provojmë”, u shpreh tekniku Ericson.

Interesant ishte fakti që Ishujt preferuan që stërvitjen ta lejonin të lirë  përgjatë gjithë kohës edhe në prezencën e mediave dhe jo siç veprohet zakonisht kur seanca zhvillohet me prezencën e mediave vetëm në 15 minutat e para të saj.

Në grupin ku gjendet Shqipëria një garë e fortë po zhvillohet për vendin e dytë dhe dueli direkt mes Republikës Çeke dhe Moldavisë, do të vendosë ekipin e dytë pas kuqezinjve që do të marrë rrugë për Gjermani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori