LAJMI I FUNDIT:

“Nuk i dua të argjendtat”, momenti epik kur Mourinho i dhuroi medaljen e tij një tifozi pas finales

“Nuk i dua të argjendtat”, momenti epik kur Mourinho i dhuroi medaljen e tij një tifozi pas finales

Jose Mourinho hodhi medaljen e tij të argjendtë të Ligës së Evropës te një tifoz i ri i Romës në tribunë pasi skuadra e tij u mund nga Sevilla në penallti.

Reklama

Sevilla u kurorëzua kampione e Ligës së Evropës për herë të shtatë mbrëmjen e së mërkurës, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 1-1.

Megjithatë, klubi spanjoll e zgjeroi rekordin e saj të jashtëzakonshëm në këtë garë pasi Gonzalo Montiel shënoi penalltinë e fitores.

Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie
Lexo po ashtu Mourinho pas humbjes në finale: Gjyqtari dukej spanjoll, shkojmë në shtëpi të vdekur për shkak të një padrejtësie

Skuadra e Jose Luis Mendilibar shpejt festoi triumfin e tyre në Ligës të Evropës, por përpara se të ngrinte trofeun, Mourinho mori medaljen e tij dhe ia dha atë një tifozi të ri në tribunën e Puskas Arena.

Pas ndeshjes, “Special One” tregoi pse e bëri atë gjest duke dhuruar medaljen.

“Unë i mbaj medaljet e arta, nuk i dua ato të argjendta dhe i dhuroj gjithmonë”, ka thënë Mourinho pasi humbi finalen e tij të parë si trajner.

Ndryshe, Mourinho deri para kësaj humbje kishte pesë fitore nga pesë finale të luajtura në garat evropiane.

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, djali fatlum që mori medaljen e argjendtë, pozoi menjëherë me të dhe fotot e tij u bënë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Kryetari i Komunës së Suharekës prezanton projektin për stadiumin e ri që do të ndërtohet në këtë qytet

Kosovë
FC Prishtina njofton për ndryshimet e bërë në kryesi të klubit dhe kush i bleu aksionet e Remzi Ejupit dhe të tjerëve

FC Prishtina njofton për ndryshimet e bërë në kryesi të klubit dhe kush i bleu aksionet e Remzi Ejupit dhe të tjerëve

Superliga
Ky është futbollisti që mashtroi më së shumti në këtë afat kalimtar: Ai ndërroi katër klube në 29 ditë

Ky është futbollisti që mashtroi më së shumti në këtë afat kalimtar: Ai ndërroi katër klube në 29 ditë

Ligat tjera
Përfundon kuvendi i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës - Rrahman Haradini blenë thuajse të gjitha aksionet, Remzi Ejupi largohet nga klubi

Përfundon kuvendi i jashtëzakonshëm i FC Prishtinës - Rrahman Haradini blenë thuajse të gjitha aksionet, Remzi Ejupi largohet nga klubi

Superliga
I thanë se po blen futbollistë me emër për të rregulluar imazhin, Mohammed bin Salman jep përgjigje

I thanë se po blen futbollistë me emër për të rregulluar imazhin, Mohammed bin Salman jep përgjigje

Ligat tjera
Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori