LAJMI I FUNDIT:

Nuk dini si t’i përdorni mbetjen e verës dhe rregullisht e hidhni poshtë?

Nuk dini si t’i përdorni mbetjen e verës dhe rregullisht e hidhni poshtë?

Gjashtë mënyra se si ta përdorni edhe pikën më të fundit.

Pas festës ju mbeten më shumë shishe me nga pak verë në to, deri tani me siguri i keni hedhur poshtë, mos i hidhni më, transmeton Telegrafi.


1. Bëni uthull vere

Në një shishe të pastër qitni mbetjet e verës së zezë dhe lini të qëndrojë disa javë. Shishen mos e mbyllni dhe herë pas here përzieni. Vera pas disa javëve do të shndërrohet në uthull, pa kurrfarë shtesash.

2. Shtesë për supë dhe çorbë

Për t’i dhënë shije të veçantë supës së pulës apo të viçit ose çorbës qitni pak verë të bardhë. Çorbës së domateve apo çorbës nga mishi i shtazëve të egra perfekt u përshtatet vera e zezë. Gjatë zierjes shtoni gjysmë gote ose një gotë verë dhe do të keni shije plotësisht të re, por më të mirë, të gjellës së vjetër.

3. Zieni pemët

Në verën e zezë në të cilën keni shtuar sheqer, zieni (shkurtimisht)… Pas zierjes, është e nevojshme që pemët dhjetë minuta të qëndrojnë në lëngun e vet. Nxirrni, zbukuroni me krem dhe deserti i shijshëm është gati.

4. Bëni omëletë të shijshme

Me rastin e gatimit të omëletës, vezëve shtoni cilindo lloj të verës së bardhë (një lugë për dy vezë). Tundni mirë me pirun dhe qitni në vaj të nxehtë. Do të keni të gatuar omëletë të “fryrë”.

5. Ngrini mbetjet e verës

Verën qiteni në një enë për akull dhe ngrijeni. Më vonë mund ta përdorni për ftohje të verës apo si shtojcë gjellëve me rastin e zierjes.

6. Kurth për miza

Nuk mund t’i hiqni qafe mizat e mërzitshme të cilat nga dita në ditë ju zukatin rreth kokës? Lëreni shishen me shumë pak verë në vendin ku më së shumti ka miza. Aroma e verës do t’i tërheqë dhe kur të hyjnë në shishe më nuk do të mundë të dalin nga ajo. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori