LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu mori përgjegjësinë e humbjes nga Gjilani: Lojtarët u angazhuan maksimalisht

Nuhiu mori përgjegjësinë e humbjes nga Gjilani: Lojtarët u angazhuan maksimalisht
(Foto: Facebook/Drita FC/Lumi HD)

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, mori përgjegjësinë pas humbjes në derbi nga Gjilani.

‘Intelektualët’ pësuan me rezultat 2-0 ndaj rivalit lokal në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Nuhiu ka thënë se gjysma e parë ishte më e baraspeshuar nga të dyja skuadrat me të zgjedhurit e tij që patën iniciativën, mirëpo ekipet shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.

Gjilani fiton derbin e madh ndaj Dritës
Lexo po ashtu Gjilani fiton derbin e madh ndaj Dritës

Në fraksionin e tytë, sipas trajnerit, Drita nuk i shfrytëzoi shanset e veta, derisa Gerhard Progni tregoi aftësitë e tij duke shënuar.

Pas një kundërsulmi u shënua edhe goli i dytë, ashtu që Nuhiu mori përgjegjësinë për humbjen duke theksuar se lojtarët e tij dhanë më të mirën. /Telegrafi/