LAJMI I FUNDIT:

Nottinghamit i ndodhi ajo që nuk i kishte ndodhur askujt: Dy lojtarë i dëmtohen në minutën e shtatë dhe detyrohen të zëvendësohen

Nottinghamit i ndodhi ajo që nuk i kishte ndodhur askujt: Dy lojtarë i dëmtohen në minutën e shtatë dhe detyrohen të zëvendësohen

Nottingham Forest bëri dy ndryshime në minutën e shtatë të ndeshjes së tyre në Ligën Premier kundër Fulham pasi të dy mbrojtësit u lënduan dhe u detyruan të largoheshin nga fusha.

Trajneri Steve Cooper u detyrua të bënte një zëvendësim të dyfishtë në minutën e shtatë të lojës pasi Willy Boly dhe Scott McKenna morën lëndime në situata të ndryshime.


Boly u lëndua në minutën e pestë pasi vrapoi pas topit dhe McKenna kishte nevojë për kujdes mjekësor në të njëjtën kohë dhe duhej të largohej nga fusha.

Dy qendërmbrojtësit u zëvendësuan nga Joe Worrall dhe i sapoardhuri Felipe, por Foresters u mposht përfundimisht me rezultat 2-0.

Sipas Opta, ky është zëvendësimi më i hershëm i dyfishtë ndonjëherë në të njëjtin ekip në historinë e Ligës Premier. /Telegrafi/