LAJMI I FUNDIT:

Notat e lojtarëve: West Ham 1-0 Man Utd, Fabianski i pakalueshëm

Notat e lojtarëve: West Ham 1-0 Man Utd, Fabianski i pakalueshëm
(Foto: Getty Images)

West Ham Unitedi ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Manchester Unitedit në Ligën Premier.

Në sfidën e zhvilluar në London Stadium, skuadra vendase ka marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me ekipin vizitor.


Portieri nikoqir, Lukasz Fabianski, ka marrë vlerësimin më të lartë, duke qenë se e mbajti portën të paprekur.

Manchester United rrezikon vendin e katërt me humbjen ndaj West Hamit
Lexo po ashtu Manchester United rrezikon vendin e katërt me humbjen ndaj West Hamit

Po ashtu, janë vlerësuar edhe mesfushorët e West Hamit, por jo edhe sulmuesi i vetëm Michail Antonio.

Te Djajtë e Kuq, nota më e lartë ka shkuar për Bruno Fernandes, derisa ajo më e ulët për portierin David de Gea.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen West Ham United 1-0 Manchester United. /Telegrafi/