LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia vazhdon rritjen ekonomike

Norvegjia vazhdon rritjen ekonomike

Rritja ekonomike e Norvegjisë u përshpejtua edhe në tremujorin e dytë, duke e mbajtur të vrullshëm zhvillimin e vendit, ndërsa banka qendrore po shqyrton ende faktin nëse duhet të risë normat e interesit muajin e ardhshëm.

Sipas një deklarate të autoritetit të statistikave, Prodhimi i Brendshëm Bruto, i cili përjashton naftën dhe transportin, u zgjerua 0.7 për qind në tremujor, përcjell Telegrafi.

Po i njëjti tregues, tremujorin e mëparshëm ishte 0.5 për qind i rishikuar. Nga ana tjetër, kjo vlerë rezultoi pak më e ulët se projeksionet e Bankës Qendrore apo edhe analizave nga ekonomistë të Bloomberg, të cilët e kishin përllogaritur vlerën e indeksit paraprakisht 0.8 për qind.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u nxit nga ecuria pozitive e kërkesës së brendshme dhe investimeve kapitale, ndërkohë që eksportet ranë. Po ashtu, rritja e përgjithshme e Prodhimit të Brendshëm Bruto, e cila përfshin edhe prodhimin e naftës dhe gazit, si dhe transportin u rrit me 0.3 për qind për tremujorin.

Norges Bank filloi të lëshojë një stimul rekord në shtator të vitit të kaluar dhe tani ka rritur normën e tij në 1.25 për qind, duke kërkuar të qetësojë një ekonomi që ka përfituar nga nxitja në sektorin e saj të naftës. Banka qendrore, e cila ka sinjalizuar një rritje tjetër që mund të vijë muajin e ardhshëm, me një ton të kujdesshëm në një takim të përkohshëm në muajin gusht, paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve tregtare dhe pasiguria e BREXIT po vendosin në dyshim politikat shtrënguese që banka ka projektuar për të ardhmen.

Si rrjedhim, monedha vendase krona u dobësua me 0.15 për qind duke kapur kuotën 10.04 për euro. /Telegrafi/