Në ambientet e Ambasadës së Norvegjisë në Prishtinë, Ambasadori Per Strand Sjaastad dhe Uranik Begu, Drejtor Ekzekutiv i Innovation Centre Kosovo (ICK), nënshkruan marrëveshjen për mbështetjen financiare të qendrës me qëllim të promovimit të inovacionit, ndërmarrësisë, ndihmën për bizneset startup, komunitetit dhe krijimin e vendeve të reja të punës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Mbështetja nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, në vlerë afër 300,000.00 euro, gjatë dy viteve të ardhshme do të përqendrohet në përmirësimin e ekosistemit të ndërmarrësisë, përkrahjen direkte për bizneset startup, si dhe promovimin e investimeve në sektorin e TIK.
“Është një bashkëpunim i natyrshëm me Ambasadën e Norvegjisë, duke pas parasysh mbështetjen jetike që Norvegjia ka dhënë në themelimin e ICK-së, gjashtë vite më parë. Programi i ri do të ketë në fokus akselerimin e bizneseve startup, duke plotësuar shërbimet e ICK-së me programe te reja inovative”, u shpreh Uranik Begu, drejtor i ICK-së.
Ndërsa, Ambasadori Per Strand Sjaastad, deklaroi: “Norvegjia e ka mbështetur ICK-në nga fillimi. Jemi shumë të kënaqur që bashkërisht po hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit me këtë qendër. Programi “ICK FORWARD” do të fuqizojë dhe promovojë bizneset startup dhe sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Besojmë fuqishëm që ky program do të ofrojë shumë mundësi për krijimin e vendeve të reja të punës dhe eksportin e potencialit nga Kosova në mbarë botën”.
Themelimi i Innovation Centre Kosovo më 2012, është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.
Sot ICK ka mbështetje bazë nga Ambasada Suedeze në Prishtinë, si dhe partneritete me donatorë tjerë si GIZ & European Fund for Southeast Europe (EFSE).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën