LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia do të porosisë 54 tanke gjermane Leopard 2

Norvegjia do të porosisë 54 tanke gjermane Leopard 2

Norvegjia ka vendosur të porosisë 54 tanke gjermane Leopard 2 për të forcuar aftësitë e saja mbrojtëse, njoftoi të premten qeveria norvegjeze.

Norvegjezët tanket e reja do t’i marrin në vitin 2026, por ka mundësi që flotës së tyre t’i shtojnë edhe 18 njësi shtesë, raporton cnn.


“Tanket e reja kryesore luftarake kanë një rëndësi të madhe për Forcat e Armatosura. Ajo forcon ndjeshëm ushtrinë. Në situatën e sotme të sigurisë, bashkëpunimi evropian i mbrojtjes po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm”, tha kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store.

“Duke prokuruar tanke gjermane, ne sigurojmë që Norvegjia të ketë të njëjtin lloj tankesh si fqinjët tanë nordikë dhe aleatët tanë të ngushtë. Ne po krijojmë gjithashtu lidhje më të ngushta të politikës së sigurisë me Gjermaninë”, shtoi ai.

Çfarë janë tanket Leopard 2 që po i kërkon Ukraina?
Lexo po ashtu Çfarë janë tanket Leopard 2 që po i kërkon Ukraina?

Tanket aktuale të betejës të përdorura nga Norvegjia u blenë në vitin 2001, njoftoi qeveria norvegjeze.

Ndryshe, si një anëtar themelues i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Norvegjia ka qenë pjesëmarrëse aktive në NATO që nga nënshkrimi i Traktatit të Atlantikut të Veriut në Uashington më 4 prill 1949. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori