Thuajse të gjithë jemi gati për të shijuar filmin e ri të Robert Eggers, “The Northman”, një aventurë e vendosur në Skandinavinë e shekullit të 9-të.

Reklama

“The Northman” është një film ‘Focus Features/Universal’ që u shfaq për herë të parë në kinemanë Rigoletto në Stokholm muajin e kaluar dhe përfshin Alexander Skarsgard si personazhin kryesor, i cili shoqërohet nga disa yje të Hollywoodit.

Në çfarë bazohet filmi The Northman?

The Northman bazohet në legjendën e Amlethit, frymëzimi për Hamletin e Shekspirit, dhe ky projekt filmik tregon historinë e Amleth (Skarsgard), një princ luftëtar në vitin 895.

Babai i tij, mbreti (Ethan Hawke) plagoset në betejë, kështu që princit i jepen të gjitha përgjegjësitë.

Kush janë aktorët e “The Northman”?

Reklama

Aktorët që do të luajnë në këtë film janë: Nicole Kidman, Claes Bang, Anya Taylor-Joy, Bjork dhe Willem Dafoe.

Reklama

Kur shfaqet në kinema “The Northman”?

“The Northman” veçse është publikuar në kinematë amerikane ditën e djeshme (22 prill).

Për momentin, filmi do të jetë i disponueshëm vetëm në kinema, por tashmë edhe në platformat dixhitale si Amazon Prime, iTunes, YouTube, Google Play dhe më shumë, megjithëse nuk do të jetë i disponueshëm në Netflix ose HBO Max.

Nuk ka ende një datë të plasimit dixhital ose VOD për “The Northman”, por filmat e tjerë të Universal u shfaqën në VOD afërsisht 45 ditë pas shfaqjes së tyre në kinema.

Më poshtë ua sjellim trailerin e “The Northman”:

Reklama

/Telegrafi/