LAJMI I FUNDIT:

Nora Istrefi thyen heshtjen, flet për herë të parë rreth raporteve me Tunën

Nora Istrefi thyen heshtjen, flet për herë të parë rreth raporteve me Tunën
Foto: Nora Istrefi/Instagram

Prej kohësh përflitet për raporte jo të mira mes këngëtareve Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi, të cilat njëherësh përveçse kolege janë edhe kunata të një shtëpie.

E ftuar në “Xing në Ermalin”, këngëtarja Nora Istrefi ka thyer për herë të parë heshtjen rreth kësaj çështje, duke treguar të vërtetën e relacionit që ka me Tunën.


Ajo është shprehur duke thënë se nuk ka asgjë personale midis tyre, por e gjitha ka qenë një keqkuptim familjari zmadhuar nga mediat.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Nora.

View this post on Instagram

🖤

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on May 26, 2019 at 7:48am PDT

E pyetur nëse ka qenë mike shumë e ngushtë me të vite më parë, Nora, tha se një afrimitet i tillë nuk ka ekzistuar kurrë mes tyre, por që as armike nuk mund të quhen.

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunës nuk ka ndodhur kurrë asgjë, ka ndodhur një keqkuptim familjar, siç e keni parë të gjithë. As unë as Roberi nuk kemi pasur asnjë lloj problemi dhe urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime. E urrej atë pjesë sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Kështu që nuk dua të flas aspak për një skandal ku nuk jam e përfshirë unë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege, aq më pak me albumin e fundit, por diçka personale nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë më tej Istrefi.

E njëjta gjithashtu ka shtuar se mendon që janë mediat ato që e kanë bërë situatën në fjalë më “luftarake” se sa që është.

“Unë jetoj e lumtur dhe reflektoj e lumtur. Ne jemi të lumtur secili në zgjedhjen e vet. Ajo që duket pak më luftarake, më agresive më duket se e kanë bërë edh mediat”, ka shtuar Nora.

Kujtojmë që hapur mbi këtë temë kishte folur vet bashkëshorti i Norës, këngëtari Robert Berisha, i cili vitin e kaluar kishte thënë hapur në emisionin “Rudina” se me Tunën nuk kanë asnjë raport, dhe se nuk do të ketë kurrë mes tyre për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori