LAJMI I FUNDIT:

Njomza Vitia vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

Njomza Vitia vë në pah figurën trupore në imazhet e reja

Tashmë renditet në mesin e artisteve të suksesshme shqiptare në mbarë botën, përfshirë yjet Rita Orën, Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Ava Max.

Fjala është për Njomza Vitinë, e cila për një kohë të shkurtër është shndërruar në yll botëror dhe po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte muzikore.


Ajo po ashtu është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, teksa në atë Instagram publikon imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria e saj.

View this post on Instagram

come to a show 💞

A post shared by NJOMZA (@notnjomza) on Oct 19, 2019 at 3:47pm PDT

Pas disa ditëve qëndrimi në Zelandën e Re dhe takimit me këngëtaren Vesa Luma, me të cilën do bashkëpunojë në një projekt muzikor, e njëjta është kthyer në Zvicër.

Përveç performancave të saj, 25-vjeçarja së fundmi ka sjell dy imazhe atraktive në bikini, derisa shfaqet pranë një pishine.

“Pasi udhëtova për 20 orë, drejt e në këtë pishinë”, ka shkruar krahas imazheve artistja Vitia.

Njomza gjithashtu këtë verë është rikthyer në Prishtinë, pas shtatë viteve, për të performuar në festivalin “Sunny Hill”, i cili organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.

Pas performancës në "Sunny Hill", Njomza Vitia: Do kthehem sërish
Lexo po ashtu Pas performancës në "Sunny Hill", Njomza Vitia: Do kthehem sërish

Ajo u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe për atë natë është deklaruar se ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme e saj. /Telegrafi/