LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve të arsimit: Refuzimi i akreditimit u bë për faj të vetë universiteteve

Njohësit e çështjeve të arsimit: Refuzimi i akreditimit u bë për faj të vetë universiteteve

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe më i ashpër ka qenë sot ndaj Këshillit  Shtetëror të Cilësisë, duke thënë se aty ka dallavere e mafia. Ndërsa, ky Këshill përmes një reagimi për medie, ka thënë se për ndërhyrjet politike, do t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar të kundërshtojë vendimin e Këshillit  Shtetëror të Cilësisë, për mosakreditimin e universiteteve publike në Prizren, Pejë e Mitrovicë. Kësaj radhe, kryeministri ishte edhe më i ashpër.


“Ndoshta kanë bërë dallavere me institucionet private, e në emër të cilësisë tash i mbyllin këto [universitete publike] e shkojnë të privatët… Po i shohim çfarë mafie janë nëpër plotë këto institucione të pavarura”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

Për anëtarin e Komisionit parlamentar për arsim, Driton Qaushi, deklaratat e tilla janë të papranueshme kur vijnë nga politika.

“Këto qëndrime janë të papranueshme kur vijnë nga politika. Ne e kuptojmë rëndësinë e pavarësisë në punë që iu duhet këtyre institucioneve. Këto institucione janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe kanë qëllim që të jenë pjesë e institucioneve evropiane të arsimit të lartë. Më e pakta që na duhet tani është një ndërhyrje politike”, tha për RTV Dukagjinin, Driton Çaushi.

Edhe njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja thotë mbetet shqetësuese reagimet politike në këtë drejtim.

Përkundër mos akreditimit, sipas tij, ajo nuk e mat domosdomshërisht edhe cilësinë.

“Akreditimi nuk e mat ekskluzivisht cilësinë në studime por është një proces i njëhershëm që vlerëson shumë aspekte administrative dhe teknike të këtyre universiteteve. Ky mos akreditim i tyre vjen si rezultat i dështimit të mbrojtjes së programeve të tyre”, tha Rinor Qehaja, përcjell Telegrafi.

Por, vet Këshilli Shtetëror për Cilësi, ka paralajmëruar se çdo ndërhyrje të paligjshme nga politika do t’a denoncojmë në drejtësi.

“KShC shpreh shqetësimin për manipulimin e opinionit publik dhe përdorimin e vendimeve të KShC-së për lojë politike dhe thotë se do të rezistojë ndaj çdo ndërhyrje në pavarësinë e AKA-së dhe vendimmarrjen e KShC-së, ku çdo ndërhyrje të paligjshme nga politika do ta denoncojnë në institucionet e drejtësisë”, thuhet në reagim të këtij Këshilli. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori