LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e çështjeve kushtetuese: Edhe nëse vërtetohet shkelja e Kushtetutës, vështirë të bie Qeveria (Video)

Njohësit e çështjeve kushtetuese: Edhe nëse vërtetohet shkelja e Kushtetutës, vështirë të bie Qeveria (Video)

Vendimin e Qeverisë së Kosovës që disa prona të dorëzohen nga menaxhimi i Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) në pronësi të disa komunave, ka bërë që Presidenca të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese. Por, edhe nëse vërtetohen shkeljet, njohësit e çështjeve juridike thonë se vështirë se do të rrëzohet Qeveria.

Përkundër faktit që Presidenti i vendit e ka dërguar vendimin e Qeverisë për bartjen e pronave që menaxhoheshin nga AKP në pronësi të disa komunave, njohësit e zhvillimeve juridike në vend, nuk presin që Qeveria të bjerë edhe nëse Kushtetuesja i vërteton shkeljet.

Njohësi i çështjeve jurdike dhe profesori universitar, Riza Smaka shpjegon se vendimi i Qeverisë është dashur të kaloj përmes Kuvendit.

“Nëse një komunë ose një ndërmarrje e pronësisë publike, ushtron punë specifike për një komunë, eventualisht për disa komuna atëherë ajo ndërmarrje mund të jetë pronë e komunës. Mirëpo kjo çështje duhet të rregullohet më ligj. Qeveria duhet ta përgatis ligjin dhe të ia dorëzoj Kuvendit në procedurë legjislative”, tha Smaka, për RTV Dukagjini.

Sipas tij, në vendin tonë nuk ekziston përgjegjësia politike prandaj nuk beson se mund të ketë rënie të qeverisë edhe nëse vendimi konsiderohet antikushtetues.

“Natyrisht për çfarëdo akti që dështon, [Qeveria] ka elemente për përgjegjësi politike dhe morale. Por, në vendin tonë kjo as që ekziston madje as që do të shtrohej për diskurs”, deklaroi Smaka, përcjell Telegrafi.

Edhe Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës, shprehet se Qeveria me këtë vendim ka mundur të përzihet në kompetencat e Kuvendit, por ai shtoi se dorëheqja ose rënia e Qeverisë nuk është praktikë në vendin tonë.

“Qeveria me këtë vendim ka mundur të përfshihet në kompetencat e Kuvendit. Gjykata Kushtetuese nëse i është shtuar pyetja si duhet të përgjigjet se a është përzier Qeveria në kompetencat e Kuvendit. Dorëheqjet apo rënia e Qeverisë nuk është praktik në Kosovë, prandaj nuk e kisha pa si mundësi që mund të ndodhë në të ardhmen. Mund të ndodhë çdo gjë, por dorëheqja e qeverisë nuk është praktikë që e ndjek Kosova”, deklaroi Spahija.

Për këtë kishte reaguar edhe krye parlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se nëse ka pasur ndonjë gabim atë do ta vërtetoi Gjykata Kushtetuese. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori