LAJMI I FUNDIT:

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Pa marrëveshje përfundimtare, do të vazhdojnë tensionet Kosovë-Serbi

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Pa marrëveshje përfundimtare, do të vazhdojnë tensionet Kosovë-Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi sot, se bashkësia ndërkombëtare ka hezitime nëse mund të arrihet njohja reciproke në kufijtë ekzistues, nga këtu kryeministri ngriti pyetjen se a duhet që edhe Kosova të armatoset si Serbia. Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se kjo gjë nuk paraqet destabilizim të situatës, por gjendja jostabile e sigurisë në vend, vjen nga mungesa e një marrëveshje me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka hezitime për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, në kufijtë aktualë. Duke u nisur nga kjo Haradinaj tha se është një lloj mesazhi që edhe Kosova të armatoset.


Por, presidenti serb Vuçiq e ka arsyetuar blerjen e armëve nga Serbia, duke thënë se po jetohet me frikën nga luftërat dhe konfliktet.

“Njerëzit më pyesin se pse blejmë armë. Blejmë armë që të mos na sulmojë askush. Për këtë arsye blejmë armë. Nëse shohin që Serbia është mollë e kalbur, secili do ta marrë atë me lehtësi. Por, nëse e shihni se është e fortë si arrë, atëherë nuk është e lehtë që ta thyeni. Pra, thjeshtë, ne duhet ta bëjmë punën tonë, por duhet t’i kuptojmë edhe gjithë të tjerët. Duhet të shohim se cilat janë edhe kërkesat e tyre”, u shpreh Vuçiq.

Mungesa e një marrëveshje me Serbinë, për njohësin e çështjeve të sigurisë Avni Islami, po e pamundëson stabilitetin, por sipas tij, nuk bëhet fjalë për ndonjë destabilizim.

“Derisa të mos kemi një marrëveshje përfundimtare mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, çdo ditë po shkohet drejt tensionimit i situatës mes dy shteteve. Ne kemi forcat e NATO-s dhe nuk pres destabilizim të situatës. Mirëpo duke pasur parasysh rrethanat në të cilat jemi po dihet që Serbia është në njëfarë forme në avantazh në diplomacinë ndërkombëtare, do të duhej që Kosova t’i përdorë mekanizmat e vet dhe ata të miqve ndërkombëtarë për ta balancuar një avantazh të tillë”, tha Avni Islami, përcjell Telegrafi.

Për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Francës Emmanuel Macron, tha se ai dhe kancelaria gjermane Angela Merkel do ta organizojnë një takim mes palëve, e që presidenti serb Vuçiq bëri të ditur se një takim i tillë ka gjasë të ndodhë në muajin shtator. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Storja nga minuta 9:10 në videon e mëposhtme.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori