LAJMI I FUNDIT:

UP njofton studentët se nuk do të mbahen provimet e prillit

UP njofton studentët se nuk do të mbahen provimet e prillit

Rektorati i Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar studentët se për shkak të coronavirusit nuk do të mbahen provimet në muajin prill.

Rektorati i Universitetit të Prishtinës kërkon mirëkuptim nga studentët, transmeton Telegrafi.


“Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, kërkon mirëkuptim nga të gjithë studentët e UP-së, të cilët kërkojnë mbajtjen e provimeve të afatit të jashtëzakonshëm të prillit, se një gjë e tillë është e parealizueshme në këtë fazë”, thuhet në njoftimin publik.

Më tej në njoftim thuhet se menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës është duke u angazhuar që të gjejë format më të përshtatshme për të realizuar mbajtjen virtuale të provimeve të afateve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.

Dekanët e njësive akademike obligohen që të bëjnë përgatitjet e nevojshme teknike dhe ligjore, për t’ua mundësuar studentëve mbrojtjen e temave të diplomave, fillimisht studentëve të nivelit bachelor, ndërsa javët në vazhdim do të do të vendoset edhe për studentët e nivelit master.

Detajet për mbrojtje të temave përmes metodës virtuale do të sqarohen në Udhëzuesin përkatës, i cili do t’u dërgohet të gjitha njësive akademike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori