LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me sulmuesin që shënonte sa Messi e Ronaldo, por kurrë nuk e fitoi “Këpucën e Artë”

Njihuni me sulmuesin që shënonte sa Messi e Ronaldo, por kurrë nuk e fitoi “Këpucën e Artë”

Edhe pse këtë javë u bë zyrtarizimi i Jonatan Soriano te Castellon, nuk bëri shumë bujë në media.

Kjo pasi 35-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së me klube jo aq të mëdha, si Red Bull Salzburg, Girona dhe Beijing Guoan.

Jonatan Soriano ka nënshkruar me Castellon (skuadër që luan në La Liga 2), por në të kaluarën pa kush ka dëgjuar se ai ka rivalizuar për shënimin e golave me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sidoqoftë, për shkak të sistemit të pikëve që favorizon lojtarët në liga më të mëdha, që shënojnë më pak gola sesa një lojtar që luan në një ligë më të dobët, Soriano nuk e fitonte çmimin.

Ai në Austri, në gjashtë vite, kishte shënuar 172 gola.

Por Soriano nuk ka luajtur vetëm në kampionate më të vogla. Në fakt, ai filloi karrierën e tij tek të rinjtë e Espanyolit para se të largohej në vitin 2009.

Pastaj, ai u bashkua me Barcelonën me synimin për të luajtur te rezervat.

Ai në sezonin e dytë ishte shënuesi më i mirë në Segunda Division B të Spanjës me 32 gola.

Në vitin 2012, Barcelona refuzoi të rinovonte kontratën e tij.

Soriano u bashkua me Red Bull Salzburg të njëjtin vit.

Por në sezonin e tij të parë, atij i duhej kohë, ku shënoi pesë gola në 15 ndeshje nga janari.

Sidoqoftë, sezoni i tij i dytë ishte një histori tjetër. 26 gola në 32 ndeshje në kampionat treguan aftësinë e tij para portës.

Në atë sezon në një ndeshje ku fituan 6-2 ndaj Wolfsberger – ai shënoi het-trik vetëm disa orë pasi e kaloi mëngjesin me gruan e tij Cristina Sabater në spital ku priti lindjen e vajzës së tij.

Sezoni 2013-14 ishte më i madhi për Sorianon – me 48 gola në 43 ndeshje.

Ishte e njëjta edicion kur ai u kurorëzua si golashënuesi më i mirë i Ligës së Evropës – duke shënuar edhe një gol kundër Ajaxit.

31 golat e tij në kampionat ishin të njëjtë me ato të Luis Suarez dhe Ronaldo në garë për Këpucën e Artë Evropiane.

Por ishte një rregull që bënte që ai të humbiste.

Që nga sezoni 1996-97, Këpucën e Artë jepet në sistemin e pikëve. Poentimi përcaktohet nga renditja e ligës me koeficientet e UEFA-s, të cilat varen nga rezultatet e klubeve në secilës ligë në konkurrencën evropiane gjatë pesë sezoneve të mëparshme.

Kështu, lojtarët që shënojnë gola në një nga pesë ligat më të mira të Evropës kanë mundësinë të marrin më shumë pikë sesa një lojtari që luan në një kampionat më pak të njohur.

Soriano, pra, nuk ishte as në garë.

“Unë e kuptoj që liga austriake nuk është në nivelin e asaj të Spanjës, Anglisë, Gjermanisë … por kush e kupton futbollin e di se nuk është e lehtë të shënosh gola askund”, kishte thënë ai.

Gjatë sezoneve 2013-16 ai shënoi 29 gola, 48 gola, 46 gola dhe 32 gola ku për numër garonte me Messin dhe Ronaldon, nëse nuk do të ishte sistemi i pikëve.

Me 172 gola në gjashtë sezone, Soriano u transferua në Kinë.

Ai kaloi dy sezone në Pekin Guoan. Me 31 gola në 36 ndeshje në Superligën e Kinës ai kishte sukses. Ai madje fitoi edhe një medalje – duke fituar Kupën e Kinës.

Më pas, si lojtar i lirë, Soriano u transferua në Arabisë Saudite te Al-Hilal FC, ku golat ishin më vështirë për tu shënuar.

Një vit më vonë, sulmuesi u kthye në Spanjë te Girona me një marrëveshje afatshkurtër. Nuk funksionoi aty, ku vetëm me një gol në 16 ndeshje, doli të jetë dështim.

Sidoqoftë, tani Castellon do të shpresojë që Soriano mund t’i ndihmojë në luftën për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori