LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me robotët e rinj lëvizës që janë në gjendje “të bashkëpunojnë ndërmjet vete dhe me njerëzit”!

Njihuni me robotët e rinj lëvizës që janë në gjendje “të bashkëpunojnë ndërmjet vete dhe me njerëzit”!

Një grup i robotëve të lëvizshëm mund të jetë shumë efektiv për të ndihmuar njerëzit të kryejnë detyra “të rënda”, të tilla si proceset e prodhimit ose transporti i objekteve të rënda.

Kështu, vitet e fundit, disa nga këta robotë tashmë janë testuar dhe prezantuar në mjedise të botës reale, duke arritur rezultate shumë premtuese.


Në këtë drejtim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, studiuesit në Qendrën e Universitetit Northwestern për Robotikën dhe Biosistemet kanë zhvilluar së fundmi robotë të rinj bashkëpunues, të quajtur Omnid Mocobots.

Këta robotë thuhet se janë krijuar për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me njerëzit për të marrë, trajtuar dhe transportuar në mënyrë të sigurt ngarkesa delikate.

“Qendra për Robotikën dhe Biosistemet ka një histori të gjatë në ndërtimin e robotëve që bashkëpunojnë fizikisht me njerëzit”, ka thënë për TechXplore, Matthew Elwin, një nga studiuesit që kreu studimin.

“Në fakt, termi ‘cobots’ u krijua këtu. Frymëzimi për punën aktuale ishte prodhimi, magazina dhe detyrat e ndërtimit që përfshinin manipulimin e objekteve të mëdha dhe delikate – ku është e dobishme të keni disa robotë që mbështesin objektin”. /Telegrafi/